14.4 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionPranga avokatit?! Ç'gjykatës, Ç'prokuror, Ç'spak "vjedh" zgjedhjet e veta?!

Pranga avokatit?! Ç’gjykatës, Ç’prokuror, Ç’spak “vjedh” zgjedhjet e veta?!

Dora në pranga padrejtësisht apo me ngut interesash, është më e rëndë se dora në plumb Çdrejtësi, si dhunë.

Një prokuror e një gjyqtare janë “fyer rëndë” se avokati i një të akuzuari ka thënë një të vërtetë të cilën kërkon ta hetojë sistemi i drejtësisë. Ata bashkohen dhe kërkojnë e vendosin masë arresti me heqje lirie, për përfaqësuesin ligjor, të një prej të arrestuarve. Audio e seancës publikuar nga Avokat Arben Llangozi denoncues i parë, flet për korrektesën profesionale e proceduriale të Ulian Barjamit.
Çfarë i tremb prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqyaren Megi Strakosha, kur avokati Ulian Barjami, u drejtohet në seancë gjyqësore, se me konstatimin e akteve të falsifikuara, ai do të bëjë padi penale ndaj tyre?!
Ata duhej ta falenderonin Barjamin dhe të bashkëhetonin. Por jo. Arroganca, dhuna, paaftësia në marrje vendimesh po ulëret gjithnjë e në mënyrë më të përsëritur në Prokurori dhe Gjykata. Dëshpërimi e zemërimi qytetar kaloi në ekstrem deri në vrasjen e gjyqtarit Kalaja pak javë më parë. Kapja e sistemit nga çreforma, ka pjellë këtë ushtri të re shkrirë me pushtetin.
Po këta prokurorë e gjyqtarë pa harruar oficerët e policisë në masë dërrmuese, kur marrin napolonin e dashurisë me banditët në bisedat e përgjuara në sky-enchro, përse nuk e ngrenë zërin?! Marrin e japin para. Prona. Ka dhe më keq afektohen turpësisht emocionalisht me gangsterët. Dhe aty ka plot prej tyre burra e gra në drejtësi skllevër të sarhoshëve të krimit.
Po SPAK?!
Kolegu Flamur Vezaj, kishte publikuar një fakt domethënls, shoqëruar me një shkresë zyrtare, se si ishte përzgjedhur për në BKH djali i një anëtari të KLP. Firmëtar ishte edhe kandidati për kreun e SPAK Klodian Braho. Ky nuk është rast i shkëputur. Afër 40 përqind e Byrosë së Hetimit janë nepotizëm i sistemit, fëmijë e familjarë të tyre të KLP, KLGJ, KPK, KPA, e ndoshta SPAK. Gara futet në rrethin e dyshimit të “vjedhjes së votës” Struktura ku prisnim hetimin e zgjedhjeve të 11 majit, njëlloj ekspozon zgjedhjen e vetvetes. Natyrisht mëkatet aty janë edhe më të thella. Llogaritë po i bëjnë me shëndetin e jetëgjatësinë e mandateve e jo shëndetin e drejtësisë. Pastaj bëjnë miting irritues kur qytetarët kthejnë sytë e revoltën nga vetëgjyqësia. Krimin larg e mban ndershmëria profesionale. Në çdo shteg. Përfaqësues të shtetit mos u bëni zvarritës të pushtetit. Hetimi i menjëhershëm nga Struktura e Posaçme me tagër hetimin e sojit të vetvetes, duhet ndaj Cekës e Strakoshës, e me lirimin e menjëhershëm të Barjamit. E pastaj të ndajnë vakitë e karrikeve me zgjedhjet e reja, ku aktualisht kanë shpërndarë nëpër miqësitë e tyre postet paszgjedhore. SPAK nuk duhet të përfundojë në emra të përvetçëm. As të rrijë nën sqetulla qeverie, politike, ambasadash. Nëse cilido prej tyre nuk përmbush ato kritere profesionale e integriteti, siç ligji kërkon, arëherë të degdisin veten diku tjetër.

Nga Basir Çollaku:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat