Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Eni Çobani, të denoncoj publikisht, je mashtruse e pashoqe, je shkatrrimtarja e Kombit, je mburoja e sistemit të flliqur nga korrupsioni.
Ju Eni, thoni se tani është fillimi i vërtetë. Është hapur gropa e mbeturinave të mashtrimeve tuaja, të organizuara në grup, të komanduara nga segmentet e mafies politike në kompleks, mbivendosjet e qëllimshme, fallcifikimet nga arshivistët e dënuar në gjykata, të amnistuar me ligjet e tyre, janë zbuluar nga Prokuroria dhe Gjykatat, në tre dekada, në dëm të familjes Shkambi.
Kallzimet e rrejshme penale dhe civile të pushtuesve të trojeve tona të organizuara në grup që kanë avulluar, përpara Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, shpërthimi i Jozefina Topallit në qershor të vitit 2017, përpara Kuvendit të Shqipërisë ka dështuar me turp përpara Shqiptarve, dhe njerëzve që respektojnë ligjin, kështu besoj se i ka ardhur fundi poshtërsisë.
Mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi), jam unë i vetmi trashëgimtar i trungut familjar i autorizuar me prokurë të posaçme nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë, për të fituar trojet e Binak Pjetri (Shkambi), që nga viti 1992, këtu filloi kalvari 33 vjeçar jam unë Av. Pal Shkambi, dhe askush tjetër, meqenëse në këtë vit kisha filluar studimet në fakultetin e drejtësisë.
Në vitin 1993, në qendër të Shkodrës është organizuar greva e urisë nga shoqata e Ish pronarëve, kjo grevë urie ka zgjatur plot 22 ditë, pjesëtar i ngujuar isha unë nga fisi Shkambi në qendër të Shkodrës.
Ju znj. Eni keni deklaruar në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, se trashëgimtarëve të trungut Shkambi u janë djegur dokumentat, në kohën kur është djegur Gjykata e Shkodrës dhe nuk kanë dokumenta për t’i dalë Zot pronës së vet, ju u shprehët se për këtë shkak gjyqtari u ka humbur pronat.
Kur unë të vura në dijeni publikisht se dokumentat i kemi të plota në disa institucione dhe i disponojmë edhe vetë të gjitha, tashi ke filluar t’i lexosh dokumetat të cunguara sipas qefit të segmenteve të mafies, aq më tepër i kamuflon sikur po iu bën magji. (E paarritshme, pavarsisht nga ju, njerëzit e tjerë i lexojnë ashtu sikur janë.)
Znj Eni Çobani ju pohoni se kemi të gjitha mjetet për të fituar pronën, dhe paraqiteni shumë e besueshme përpara publikut. Në të vërtetë ju nuk lexoni dokumentacionin e familjes Shkambi që e keni përpara, ashtu sikur janë të shkruara në letër. Në ekranin tuaj përpara publikut fshehni të vërtetat e dokumentave dhe mashtroni publikun nga themeli deri në çati, konkretisht:
Meqenëse Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave ia shitën objektin pronarit të truallit Gjon Shkambi që në vitin 2012, i cili i pagoi shtetit duke i arkëtuar 166 milion lekë të vjetra në favor të shtetit, pronari Gjon Shkambi u pajis me çertifikatë të ligjshme të pronësisë, prona mbeti e zaptuar, shteti nuk përmbushi detyrimin ligjor kontraktor për lirimin e sendit të pronarit të ligjshëm Gjon Shkambi, prona nuk iu vu në posedim, nuk mundi ta përdorë kurrë deri më sot.
I drejtohem shtetit Shqiptar me këto pyetje.
Bashkia e Shkodrës ia shite objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, ktheja sendin(objektin e shkollës rezerva dhe konvikti, nuk ka nevojë për kurrfarë gjyqit, por përmbush kontratën e shitblerjes, respekto aktin e dorëzimit të objektit!
Familja Shkambi ka tre mashkuj të burgosur, të paktën dy nga ata absolutisht padrejtësisht dhe pronën e pushtuar nga shteti.
Familja Shkambi është persekutuar dhe diskriminuar nga vet shteti pa të drejtë kushtetuese, ligjore dhe morale ma keq se në kohën e komunizmit.
Zoti pastë mëshirë për popullin Shqiptar!
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de