Eni Çobani, të denoncoj publikisht, je mashtruse e pashoqe, je shkatrrimtarja e Kombit, je mburoja e sistemit të flliqur nga korrupsioni.
Ju Eni, thoni se tani është fillimi i vërtetë. Është hapur gropa e mbeturinave të mashtrimeve tuaja, të organizuara në grup, të komanduara nga segmentet e mafies politike në kompleks, mbivendosjet e qëllimshme, fallcifikimet nga arshivistët e dënuar në gjykata, të amnistuar me ligjet e tyre, janë zbuluar nga Prokuroria dhe Gjykatat, në tre dekada, në dëm të familjes Shkambi.
Kallzimet e rrejshme penale dhe civile të pushtuesve të trojeve tona të organizuara në grup që kanë avulluar, përpara Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, shpërthimi i Jozefina Topallit në qershor të vitit 2017, përpara Kuvendit të Shqipërisë ka dështuar me turp përpara Shqiptarve, dhe njerëzve që respektojnë ligjin, kështu besoj se i ka ardhur fundi poshtërsisë.
Mbrojtës i trojeve të Binak Pjetri (Shkambi), jam unë i vetmi trashëgimtar i trungut familjar i autorizuar me prokurë të posaçme nga të gjithë trashëgimtarët ligjorë, për të fituar trojet e Binak Pjetri (Shkambi), që nga viti 1992, këtu filloi kalvari 33 vjeçar jam unë Av. Pal Shkambi, dhe askush tjetër, meqenëse në këtë vit kisha filluar studimet në fakultetin e drejtësisë.
Në vitin 1993, në qendër të Shkodrës është organizuar greva e urisë nga shoqata e Ish pronarëve, kjo grevë urie ka zgjatur plot 22 ditë, pjesëtar i ngujuar isha unë nga fisi Shkambi në qendër të Shkodrës.
Ju znj. Eni keni deklaruar në emisionin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, se trashëgimtarëve të trungut Shkambi u janë djegur dokumentat, në kohën kur është djegur Gjykata e Shkodrës dhe nuk kanë dokumenta për t’i dalë Zot pronës së vet, ju u shprehët se për këtë shkak gjyqtari u ka humbur pronat.
Kur unë të vura në dijeni publikisht se dokumentat i kemi të plota në disa institucione dhe i disponojmë edhe vetë të gjitha, tashi ke filluar t’i lexosh dokumetat të cunguara sipas qefit të segmenteve të mafies, aq më tepër i kamuflon sikur po iu bën magji. (E paarritshme, pavarsisht nga ju, njerëzit e tjerë i lexojnë ashtu sikur janë.)
Znj Eni Çobani ju pohoni se kemi të gjitha mjetet për të fituar pronën, dhe paraqiteni shumë e besueshme përpara publikut. Në të vërtetë ju nuk lexoni dokumentacionin e familjes Shkambi që e keni përpara, ashtu sikur janë të shkruara në letër. Në ekranin tuaj përpara publikut fshehni të vërtetat e dokumentave dhe mashtroni publikun nga themeli deri në çati, konkretisht:
- Mashtroni duke trilluar, se për fitimin e pronës truall të Binak Pjetrit, janë marrë Pal Shkambi e Gjon Shkambi, gjë që nuk është hiç e vërtetë, se me këtë pronë truall jam marrë vetëm unë Av. Pal Shkambi.
- Ju thoni se janë 66 000m2 truall, në të vërtetë në vendimet e Gjykatave dhe KKKP pranë Bashkisë Shkodër rezultojnë vetëm 60 000m2, pra ju mashtroni publikun për 6 000m2
- Vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Shkodër, e lexoni me qëllim gabim, duke deklaruar se nuk është njohur e gjithë prona prej 60000m2, por vetëm 20 000m2 në të vërtetë KKKP pranë Bashkisë Shkodër e ka njohur të gjithë truallin, sipas vendimit të Gjykatave të tre shkallve të gjyqësorit, pra ka njohur 60 000m2, pra mashtoni publikisht duke mohuar njohjen nga KKKP pranë Bashkisë Shkodër.
- Znj. Eni, ju thoni se KKKP ka trajtuar 20 000m2 e vërteta e vendimit të KKKP, në letrën që ju lexonit është15000 m2, paturpsisht mashtroni publikun, duke shtuar 5 000m2 truall të trajtuar, nuk lexoni letrën e vendimit të KKKP ashtu sikur është shkruar.
- Ju thoni se trashëgimtarët Shkambi për trojet e tyre kanë vetëm një vendim Gjykate, e vërteta është se kemi tre vendime të tre shkallëve të Gjyqësorit, edhe atë të Gjykatës së Lartë të gjitha në favor të trungut Shkambi, konkretisht: Në favor të Binak Pjetrit janë 60 000m2 në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Gjykatën e Rrethit Shkodër me Vendimin Nr.3061 dt.31 10.1994, në Gjykatën e Apelit Tiranë me vendimin Nr. 5232, datë 21.12.1994 , në Gjykatën e Lartë të Tiranës (KML) me vendimin e saj Nr.1853 dt. 01/ 12/1995.
- Znj. Eni! Ju thoni se trungu Shkambi ka humbur 45 000 m2 në Gjykatën e Apelit Shkodër, nuk është absolutisht e vërtetë se kam humbur asnjë cm2 në trojet e Binak Pjetrit, prona është e njohur në tre vendime të tre shkallëve të Gjyqësorit, edhe atë të Gjykatës së Lartë të gjitha në favor të trungut Shkambi, gjithashtu i gjithë trualli i Binak Pjetrit prej 60.000m2, është i njohur edhe nga KKKP pranë Bashkisë Shkodër. Çështja ndodhet për trajtim në Gjykatën e lartë.
Sipërfaqja prej 45 dynym nuk është trajtuar për efekt të ligjit Nr. 7698 dt. 15/04/1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, dhe duhet të trajtohet bazuar në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004. “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”,
Meqenëse Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave ia shitën objektin pronarit të truallit Gjon Shkambi që në vitin 2012, i cili i pagoi shtetit duke i arkëtuar 166 milion lekë të vjetra në favor të shtetit, pronari Gjon Shkambi u pajis me çertifikatë të ligjshme të pronësisë, prona mbeti e zaptuar, shteti nuk përmbushi detyrimin ligjor kontraktor për lirimin e sendit të pronarit të ligjshëm Gjon Shkambi, prona nuk iu vu në posedim, nuk mundi ta përdorë kurrë deri më sot.
I drejtohem shtetit Shqiptar me këto pyetje.
- A i është shitur Gjon Shkambit objekti i shkollës rezerva dhe konvikti, nga Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave që nga viti 2012, me të drejtë parablerje si pronar toke?
- Meqenëse Shteti Shqiptar, ia shiti objektin Gjon Shkambit, a duhet të mbajnë përgjegjësi penale njerëzit e shtetit që çuan trashëgimtarin e familjes Shkambi në krim të dhimbshëm?
- Meqenëse Shteti Shqiptar ia shiti objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, a duhet që Shteti të presë krime të tjera apo duhet t’i lirojë menjëherë objektin pronarit të ligjshëm që ia ka shitur vetë objejktin dhe ka certifikatën ligjore të pronësisë?
- Meqenëse Shteti Shqiptar ia shiti objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, a duhet që Shteti Shqiptar t’i paguaj fitimin e munguar pronarit të ligjshëm Gjon Shkambit që nga viti 2012?
Bashkia e Shkodrës ia shite objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, ktheja sendin(objektin e shkollës rezerva dhe konvikti, nuk ka nevojë për kurrfarë gjyqit, por përmbush kontratën e shitblerjes, respekto aktin e dorëzimit të objektit!
Familja Shkambi ka tre mashkuj të burgosur, të paktën dy nga ata absolutisht padrejtësisht dhe pronën e pushtuar nga shteti.
Familja Shkambi është persekutuar dhe diskriminuar nga vet shteti pa të drejtë kushtetuese, ligjore dhe morale ma keq se në kohën e komunizmit.
Zoti pastë mëshirë për popullin Shqiptar!




