15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetKUJDES BASHKIMI EUROPIAN SHTËRNGON MASAT E HYRJES PËR SHQIPËTARËT:

KUJDES BASHKIMI EUROPIAN SHTËRNGON MASAT E HYRJES PËR SHQIPËTARËT:

Me rëndësi: Sot futen në fuqi rregullat e reja për udhëtime në BE dhe Zonën Shengen!

Prej sot me 12 tetor futen gradualisht në fuqi rregullat e reja për udhëtime në vendet e Bashkimit Evropian, për shtetasit e vendeve të treta që gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Po them gradualisht, sepse ekziston një fazë tranzitore prej gjashtë muajve deri në futjen e plotë në fuqi.

Rregullat e reja vlejnë pra edhe për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendet e BE-së dhe ato të Zonës Shengen kanë nisur gradualisht të fusin sistemin re ri të hyrjeve dhe daljeve (Entry-Exit System – EES).

Këto rregulla nuk e kufizojnë liberalizimin e vizave, por “do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të hyrje-daljeve” dhe “në rritjen e sigurisë për vendet e BE-së”. Kështu thuhet në shpjegimet nga BE.

Prej sot, 12 tetor fillon zbatimi gradual i marrjes së gjurmëve të katër gishtërinjve të dorës së djathtë dhe bëhet fotografimi digjital. Këto të dhëna do të regjistrohen në sistemin e ri të të dhënave.

Procedura bëhet vetëm herën e parë kur shtetasit e vendeve të treta hyjnë në territorin e BE. Ndërsa në udhëtimet e tjera bëhet vetëm krahasimi i fotografisë në pasaportë me fotografinë në sistem.

Ky sistem do të futet gradualisht në përdorim deri më 10 prill të vitit 2026. Prej kësaj date do të futet në fuqi në të gjitha kalimet kufitare.

Në këtë periudhë tranzitore nuk do të ketë kontrolle në të gjitha vendkalimet kufitare, por pas datës 10 prill parashikohet të kontrollohen dhe regjistrohen të gjithë udhëtarët.

Këto masa me siguri që do të rezultojnë me pritje më të gjata në hyrje në territorin e BE dhe në zonën Shengen. Por këto vende shpresojnë se kështu do të kenë një kontroll më të mirë se kush futet atje. Qëllimi është respektimi i rregullave të liberalizimit të vizave dhe evitimi i keqpëdorimeve.

Liberalizimi i vizave mundëson vetëm udhëtime për vizita në BE, me qëndrim të kufizuar deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve. Më së shumti brenda një viti mund të qëndroni deri në 180 ditë.

Me sistemin e ri do të zbulohen më lehtë ata që i shkelin këto rregulla, e ata mund të penalizohen, thuhet në shpjegime.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat