16 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionMË NË FUND NJËHERË TË PARËT NË BOTË!

MË NË FUND NJËHERË TË PARËT NË BOTË!

RISIA ME E RE NE BOTE,NDODHET NE TIRANE.

Për herë të parë në botë, një vend zgjedh një ministre virtuale. Në pamje të parë duket si një hap futurist, një krenari për të qenë “të parët”. Por, në të vërtetë, nuk kemi të bëjmë me përparim, por me një lojë të rrezikshme politike.
Diella e ndriti tek e-Albania,që ta sjellë në majë të hundës.

Pyetja është e thjeshtë:
Nëse inteligjenca artificiale mund të menaxhojë një ministri, pse bota nuk ka bërë ende këtë hap? Jo për mungesë teknologjie, por sepse një ministre virtuale nuk ka përgjegjësi juridike.

Ajo nuk firmos.
Nuk vë vula.
Nuk jep llogari.

Çdo vendim i “IA ministres” merret në të vërtetë nga dikush tjetër, diku pas kulisave. Dhe nesër, në rast hetimi, çfarë ndodh?
• Kush firmos?
• Kush vendos?
• Kush kontrollon?

Një ministre virtuale është fasadë perfekte. Një mburojë pas së cilës fshihen interesat e vërteta. Vendimet për prokurime, koncesione apo kontrata marrin formë pa asnjë nënshkrim zyrtar, pa asnjë përgjegjësi publike.
Nga jashtë duket bukur: një fytyrë futuriste, një vitrinë moderne për t’u treguar botës. Por brenda është bosh: qytetarët kanë zgjedhur njerëz për t’i përfaqësuar, jo programe kompjuterike që shërbejnë si fasadë për mungesën e transparencës.

Ky nuk është përparim.
Ky është mashtrim.
Një iluzion i rrezikshëm që e zhvendos politikën nga duart e popullit tek tekat e një grushti njerëzish.

Altin Joka

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat