16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeSocialeAjo që zgjedh të jetojë në paqe, edhe kur është vetëm:

Ajo që zgjedh të jetojë në paqe, edhe kur është vetëm:

Nuk është e lehtë të jesh një grua që ecën vetëm. Jo sepse nuk ka njerëz rreth saj, por sepse ka zgjedhur të mos i lejojë të gjithë të hyjnë në botën e saj. Kjo nuk është krenari. Është mbrojtje. Është pjekuri. Është lodhje e heshtur nga gjithçka që njëherë e quajti “shoqëri”
Ajo ka dashur shumë, ka besuar pa kufij dhe është lënduar në heshtje. Ka dëgjuar fjalë të bukura që më pas janë kthyer në zhgënjime. Ka parë miqësi që thyhen si xham dhe ka mbledhur copat vetë çdo herë pa bërë zë.
Kjo grua nuk është e vetmuar. Ajo është zgjedhur vetë. Sepse tani e di se lumturia nuk vjen nga numri i njerëzve që i qëndrojnë pranë, por nga qetësia që ndjen kur mbyll sytë në fund të ditës. Ajo nuk ka frikë nga heshtja , në të vërtetë aty e ka gjetur forcën e saj më të madhe.
Ajo nuk kërkon më të dëgjohet, të kuptohet apo të pranohet. Sepse tashmë e ka kuptuar: ajo që di kush është, nuk ka nevojë të shpjegohet.
Ka zgjedhur të jetë selektive me energjinë e saj , sepse e di sa kushton të ringrihesh pas çdo zhgënjimi. Dhe tani nuk do të lejojë askënd ta trazojë paqen që mezi e ndërtoi.
Ajo ka ndaluar së kërkuari dashuri në vendet e gabuara. Tani e di se dashuria më e madhe është ajo që ia jep vetes. E kupton që nuk ka më nevojë të shpjegojë pse është vetëm, sepse e vetmja përgjigje është: Sepse jam më e plotë kështu.
Nuk është grua e ftohtë. Është grua që ka dashur shumë. Dhe pikërisht për këtë arsye ka mësuar ta ruajë veten.

Nga VERA GJONAJ

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat