16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionPOPULL, DIL NË RRUGË TË BËHET BELER TERRORISTI MINISTËR:

POPULL, DIL NË RRUGË TË BËHET BELER TERRORISTI MINISTËR:

Po si të dalin, mor Tomorr Alizoti?
Do lozësh me popullin a si? Përse duhet të dalin për ty kur për vete, mirëqenien a për pensionet e rrogat nuk luan sumën njeri. E do ta lozkan për ty?! Pa le më hiqesh si patriot, o Alizot. Unë e di se në Athinë ka supermarkete me mbiemrin tënd Alizoti, por kjo nuk do thotë asgjë se Greqia është e mbushur tumllas me shqiptarë. Po dhe tradhëtarë atdheshkalë ka plot. Po ti si na thërret për revolucion e dalje në rrugë si në Serbi?! Ç’punë kemi ne me Serbinë? Në shtëpinë e të varurit nuk kujtohet litari “o djalë” siç thotë nëpër intervistat e Çim Pekës ai malukati në Zvicërr që flet e nuk thotë asgjë kur ai ishte në majë të gjësë. Të pushtetit de. Po ai “tigri” a do dalë në rrugë?
Pse i marrë është populli që ta përdorësh ti si mashë a si karrem… Populli sapo e zgjodhi atë, që ju duhej por nuk mundët ta rrëzoni. Sepse ishit si një mullar i shpartalluar prej erës, më shumë të vetvetes, por edhe se huri i mullarit rreth të cilët u mblodhët si fije kashe, ishte i kalbur.
Po ja si thua ti Alizot?
Të dalin njerëzit në rrugë e të vriten që të vijë Fred Beleri i Greqisë, ky terrorist që në Peshkëpi 1993 ka vrarë dy djem nënash, dy ushtarakë shqiptarë, e të bëhet ministër i Brendshëm i Shqipërisë.
E shitet kaq lirë lëkurën tuaj, do të bëni të njëjtën gjë edhe me popullin.
Doni të bëni ministër edhe Fatmir Medi Gerdecin?
Nuk mund ta gënjeni popullin tre herë. Numëroni tespijet se tjetër nuk dini të bëni, o qehajaj i Plakut Mere.
Askush dhe asgjë nuk lëviz nëse e djathta nuk organizohet jashtë tërë kësaj lukunie që mbahet pas tespijeve dhe një vule, o po bëjeni vulën si ushkur po deshët, se as ju e as vula dreqit gja nuk i duhen.
Kanë rënë kambanat për sejmenët dhe Valiun e madh. Ju qeshni e talleni me Pilincin por në një gjë ai ka të drejtë. Keni marrë fund.
Nuk ju shpëtojnë dot as Belerët e tradhetisë e as kamillafët e Greqisë.

Kol Shkodrani demokrat i orëve të para

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat