15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionDHELPRA E KREMLINIT I TUND BISHTIN ARIUT TË SHTËPISË SË BARDHË!

DHELPRA E KREMLINIT I TUND BISHTIN ARIUT TË SHTËPISË SË BARDHË!

Edhe takimi i shumëpritur Trump-Putin mbaroi. Nga 5 orët e planifikuara mbaroi në më pak se 3 orë. Rezultati, pak a shumë ai që pritej: “Nuk ka një marrëveshje deri sa të ketë një marrëveshje”. Me një konferencë për shtyp me deklarata të vagëlluara për “rezultate pozitive”, me buzëqeshje diplomatike e komplimente reciproke, pa përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Takimi u zhvillua në Alaskë, në atë vend me një sipërfaqe mbi 1 milion e shtatëqindmijë kilometra katrore, të cilin, një car rus i dikurshëm përpara car Putinit, ia shiti Amerikës për një kafshatë bukë, 7 milion dollarë. Nuk e di pse më erdhi në mend ajo që flitet se dhëndri i Trumpit për 5,7 kilometra katrore të Sazanit do të paguajë një miliard dollarë. Domethënë, nëse një kilometër katror Alaskë ka kushtuar gati 4 dollarë, një kilometër katror Sazan kushton gati 200 milionë dollarë. Po kjo është tjetër histori.
Nga ky takim, dhelpra trupvogël e finoke e Kremlinit, doli më e fituar se ariu trupmadh e pompoz i Shtëpisë së Bardhë. E para, në aspektin e imazhit, sepse një diktator u prit me tapet të kuq nga presidenti i një vendi që mendohet se përfaqëson demokracinë më të madhe botërore. Së dyti, sepse Putin, pa asnjë kokëçarje shkoi në atë takim të rëndësishëm ku do të flitej për paqen, ndërsa trupat e tij hidhnin akoma bomba në Ukrainë e vriteshin njerëz. Së treti, me gjithë buzëqeshjet diplomatike e shtrëngimet e duarve, Putini kishte objektiva të qarta për t’i vënë në marrëveshje: Territoret e pushtuara në Ukrainë t’i mbeten Rusisë, Ukraina të fikë përfundimisht ëndrrën për t’u futur në NATO. Në Ukrainë të jetë gjuhë zyrtare rusishtja. Me këto objektiva, ai foli për një popull vëlla ukrainas, një vëlla të cilin po e vret ditë për ditë. Dhe këto objektiva nuk iu hodhën poshtë.
Domethënëse bluza e Lavrovit me shkrimin CCCP (BRSS), si për të thënë që në atë takim po shkonte Bashkimi Sovjetik dhe jo Rusia. Mirë që nuk kishin marrë me vete edhe ndonjë portret të Stalinit
Në këto kushte më e pasur dhe më e sinqertë qe tryeza e drekës-gala se tryeza e bisedimeve për paqe. Edhe pse shqiptonte fraza të vagëta për “rezultate pozitive”, Trump dukej që ishte i zhgënjyer nga rezultati. Ai që pat deklaruar se do ta mbyllte konfliktin Rusi-Ukrainë brenda 24 orësh pas ardhjes në Presidencën amerikane, edhe tani që kanë kaluar 267 njëzetekatër orësha e sheh të largët atë objektiv dhe gati të sfumuar pritshmërinë e tij për të fituar çmimin “Nobel” për paqen, sepse vjeshta e shpalljes së çmimeve po afron me hapa galopantë.
Dhelpra ruse u tregua superiore diplomatikisht edhe në fund, kur duke tundur bishtin, e ftoi ariun e Shtëpisë së Bardhë me fjalët: “Do të shihemi, por këtë radhë në Moskë”. Gati një diktat, para të cilit Trump u përgjigj: “Më duket interesante”.
Por në Kremlin do të triumfojnë vodka Putinka e sallata ruse…
Kështu do të vazhdojë deri sa në tryezën e bisedimeve të mungojnë BE-ja dhe Zhelenski. E paqja do të mbetet një ëndërr nën shpërthime bombash e klithma të rënësh.

Ndue Lazri

LA VOLPE DEL CREMLINO SCODINZOLA DAVANTI LL’ORSO DELLA CASA BIANCA

L’attesissimo incontro Trump-Putin è terminato. Delle 5 ore previste, si è concluso in meno di 3. Il risultato, più o meno quello che ci si aspettava: “Non c’è accordo finché non c’è un accordo”. Con una conferenza stampa con vaghe dichiarazioni su “risultati positivi”, sorrisi diplomatici e complimenti reciproci, senza rispondere alle domande dei giornalisti.
L’incontro si è svolto in Alaska, in quel paese con una superficie di oltre 1 milione e settecentomila chilometri quadrati, che un ex zar russo prima dell-odierno zar Putin ha venduto all’America per un pezzo di pane, 7 milioni di dollari. Non so perché mi sia venuta in mente la voce che il genero di Trump pagherà un miliardo di dollari per 5,7 chilometri quadrati di isola di Sazan in Albania. Cioè, se un chilometro quadrato di Alaska costa quasi 4 dollari, un chilometro quadrato di Sazan costa quasi 200 milioni di dollari. Ma questa è un’altra storia.
Da questo incontro, la piccola e astuta volpe del Cremlino è uscita avvantaggiata rispetto al grande e pomposo orso della Casa Bianca. Innanzitutto, in termini di immagine, perché un dittatore è stato accolto con un tappeto rosso dal presidente di un paese che dovrebbe rappresentare la più grande democrazia del mondo. In secondo luogo, perché Putin, senza alcuna esitazione, si è presentato a quell’importante incontro in cui si sarebbe discusso di pace, mentre le sue truppe continuavano a sganciare bombe sull’Ucraina e a uccidere persone. In terzo luogo, nonostante tutti i sorrisi diplomatici e le strette di mano, Putin aveva obiettivi chiari da mettere sulla tavola: i territori occupati in Ucraina dovranno rimanere alla Russia, l’Ucraina deve definitivamente spegnere il suo sogno di entrare nella NATO. Il russo deve essere la lingua ufficiale in Ucraina. Con questi obiettivi, parlava di un popolo ucraino fraterno, un fratello che sta uccidendo giorno dopo giorno. E questi obiettivi non sono stati contrastati.
Significante la maglia di Lavrov con la scritta CCCP (URSS) , come a dire che a quell’incontro si sarebbe recata l’Unione Sovietica e non la Russia. Meno male che non hanno portato con sé un ritratto di Stalin.
In queste condizioni, la tavola del pranzo di gala era più ricca e sincera di quella dei colloqui di pace. Pur pronunciando frasi vaghe sui “risultati positivi”, Trump sembrava deluso dal risultato. Lui che aveva dichiarato di voler porre fine al conflitto russo-ucraino entro 24 ore dall’arrivo alla presidenza americana, anche ora che sono trascorse 267 giorni, vede quell’obiettivo lontano e la sua aspettativa di vincere il Premio Nobel per la Pace quasi infranta, perché l’autunno dell’annuncio dei premi si avvicina a passo galoppante.
La volpe russa si è dimostrata diplomaticamente superiore anche alla fine, quando, scodinzolando, ha invitato l’orso della Casa Bianca con le parole: “Ci vediamo, ma questa volta a Mosca”. Quasi un diktat, a cui Trump ha risposto: “Lo trovo interessante”.
Ma al Cremlino trionferanno la vodka Putinka e l’insalata russa…
Questo continuerà finché l’UE e Zelensky saranno assenti dal tavolo dei negoziati. La pace rimarrà un sogno sotto le esplosioni delle bombe e il dolore dei caduti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat