17.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinion🟥 ALARM KOMBËTAR 🇦🇱 ➖ KUR PREKET SKËNDERBEU, S’JEMI MË NE! ➖

🟥 ALARM KOMBËTAR 🇦🇱 ➖ KUR PREKET SKËNDERBEU, S’JEMI MË NE! ➖

Nuk është thjesht një akt vandal.
Nuk është thjesht një kapuç i hedhur mbi përmendore.
Është një shpullë në fytyrën e kombit.
Një fyerje ndaj historisë, gjakut dhe krenarisë sonë.

Në mes të Prizrenit, qytetit të Lidhjes Kombëtare, është poshtëruar figura e Gjergj Kastriotit, njeriut që mbrojti jo vetëm shqiptarët, por vetë Europën nga pushtimi osman.

Të prekësh këtë figurë sot, është një akt i koordinuar, i frymëzuar nga qarqe radikale fetare dhe anti-shqiptare, të mbështetura nga neo-otomanizmi i Erdoganit dhe kolonizimi mendor i anadollakëve të rinj.

🛑 Kjo nuk është incident.
Kjo është një strategji e errët, që futet përmes:
– Pantallonave të treçerekshe e kokave bosh me telefon në dorë,
– Grave të mbuluara si sorra që na i paraqesin si “vlera familjare”,
– Vullnetarëve të hutuar që s’dinë as ku janë e as kujt i përkasin.

🧠 Kur një komb humbet kujtesën historike, është vetëm çështje kohe kur humbet edhe territorin.
📢 Thirrje për çdo shqiptar me gjak e dinjitet:
Mbroni figurën e Skënderbeut, mbroni identitetin tonë, gjuhën, lirinë, burrërinë dhe rrënjët tona europiane.

Ndryshe, do na zë fryma e fesë së imponuar, fanatizmit të importuar dhe padijes së institucionalizuar.

Kur Rama, Kurti e Alimehmeti përkulen përpara neo-otomanizmit të Erdoganit, nuk janë më liderë shqiptarë, por jenicerë të rinj me kravata të reja dhe shpirtra të shitur.

Islamin radikal nuk e sjellin më me jatagan, por e sjellin me fondacione, shamia të zeza dhe “vlera familjare” që fyejnë çdo nënë shqiptare që ka rritur burra, jo kamikazë.

Në emër të laicitetit, historisë dhe identitetit europian shqiptar, çdo tentativë për të shndërruar partitë dhe institucionet në minare me status politik, duhet ndalur sot. Nesër është vonë.

Anadollakët e rinj nuk do ta djegin Shqipërinë me zjarr, por me injorancë.
Dhe ky është zjarri më i rrezikshëm: kur djeg pa u ndjerë, dhe kur të kujtohesh, s’ke më as flamur, as gjuhë, as komb.

Albert Zadrima🇦🇱

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat