17.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeBotëSerbia në alarm!

Serbia në alarm!

Parada ushtarake e madhe e Kroacisë në përvjetorin e aksionit “Oluja”, Serbia e shqetësuar!

Kroacia ka shënuar në një atmosferë festive kombëtare, me një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) si dhe Ditën e Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut.

Në paradën ushtarake morën më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore.

Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash. Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 njësi këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë.

Parada përfshiu edhe pjesëtarë nga forcat e armatosura të nëntë vendeve mike, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Poloninë dhe Portugalinë…

Në qiellin e Zagrebit u zhvillua një ceremoni spektakolare fluturimesh, me pjesëmarrjen e helikopterëve, dronëve Bayraktar, avionëve të transportit, helikopterëve Black Hawk…

Kulmi i paradës ishte fluturimi i avionëve luftarakë Rafale.

Kroacia është anëtare e NATO-s. Ndërkohë që Serbia tërë kohën është ankuar për këtë paradë.

“Oluja” shënon edhe kapitulimin e forcave serbe para 30 vitesh dhe dëbimet masive nga Republika Serbe e Krajinës, siç quhej asokohe.

Shkruan Bari Cani

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat