14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeRajonDEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

Kohët e fundit jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme për diskreditimin tim personal përmes një sërë të pavërtetash, fyerjesh dhe konstruksioneve tendencioze që vijnë nga analistë të vetëshpallur, figura politike margjinale dhe individë që e përdorin gazetarinë si mjet për përballje personale dhe politike.

Duke pasur parasysh funksionin publik që ushtroj, u përgjigjem në mënyrë institucionale dhe ligjore ndaj çdo përpjekjeje për të cenuar integritetin tim, por edhe dinjitetin e funksionit që përfaqësoj.

Të gjitha rastet i kam proceduar ose do t’i procedoj përmes institucioneve kompetente, ashtu siç i takon një shoqërie demokratike të bazuar në sundimin e ligjit.
Kam detyrimin të mbroj jo vetëm veten, por edhe dinjitetin e njerëzve që më besojnë dhe më mbështesin.

Sukseset e mia, përkushtimi dhe rezultatet që kam arritur nuk u pengojnë atyre që duan të mirën – por atyre që ushqehen nga konflikti, urrejtja dhe destruktiviteti.

Pengesë u është bërë edhe vizita ime në Uashington; në mungesë të argumenteve, i janë kthyer teorive të konspiracionit dhe përhapjes së urrejtjes.

Asnjëherë, me asnjë institucion – as në Mal të Zi, as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk kam zhvilluar biseda për veten time, e as kam ndjerë ndonjëherë nevojën për ta bërë një gjë të tillë.

Puna ime është transparente, e përgjegjshme dhe e orientuar drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe interesave të qytetarëve.

Përballë spekulimeve dhe provokimeve do të përgjigjem me vepra – përmes punës në shërbim të qytetarëve dhe, natyrisht, përmes procedurave përkatëse pranë organeve kompetente.

Nik Gjeloshaj

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat