16.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionMos na e kriminalizoni të qënunit shqipëtar:

Mos na e kriminalizoni të qënunit shqipëtar:

A ËSHTË KRIM TË JESH SHQIPTAR?

Po vërej reagime në rrjet duke marrë shkas nga disa fëmijë me bluzat e kombetares që bënë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë kur u kënduan hymnet respektive!
Flamuri Shqiptar nuk asht e nuk duhet të jetë fyes për serbët ashtu siç nuk asht e nuk duhet të jetë fyes flamuri serb për shqiptarët!
Kombet dhe shtetet kanë simbolet e tyre e duhen respektuar aty ku duhen respektuar!
Simboli i shqiponjës dykrenore me duar si ky i Granit Xhakës nuk asht e nuk duhet të jetë fyes për askend!
Ky simbol nuk përfaqeson as Shqiperi të madhe as etnike e as ku ta di unë!
Thjesht përfaqëson përkatësinë dhe simbolin e të qenit shqiptar!
As më pak e as më shumë!
A është krim të jesh shqiptar?
Çdo emër tjetër që i vihet është abuzive e shëmtuar dhe me prapavijë antishqiptare!
Kur Zvicra dënoi Xhakën dhe Shaqirin pse përdorën këtë simbol duhet të kishin reaguar fort jo vetëm federatat e futbollit të Kosovës e Shqipërisë por edhe shtetet përkatese permes institucioneve të tyre sepse ky vendim absurd i Federatës Zvicerane i hapi rrugën kriminalizimit të simboleve shqiptare që është një absurditet në ekstrem!
Koston e këtij mosreagimi po e paguajnë shqiptarët sot si në Shqiperi, Kosovë apo stadiumet nëpër botë!
Loja e futbollit dhe stadiumet janë argëtuese e duhet të konsiderohen të tilla!
Unë sigurisht jam kundër patriotizmave fallco e nuk më impresionojnë fytyrat e lyera me bojë e tam tamet vetëm në stadiume e pa brendi por lejini njerëzit të argëtohen!
Po shkojmë avash avash drejt ndalimit të simboleve kombëtare edhe në të vetmin vend që na ka ngelur, stadiumet!
Kjo është çmenduri!
Anglezet fjala vjen vetëm në stadium përdorin flamurin e tyre (St George’s Cross) duke qenë se ai është simbol i kombit anglez por jo flamur shtetëror i Britanisë se Madhe!
A mos duhet të ju a ndalojmë edhe atyre sepse është përdorur gjatë kryqëzatave?

Milaim Nela

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat