16.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionMJAFT MË ME GËNJESHTRA. MJAFT MË ME TURP!!!

MJAFT MË ME GËNJESHTRA. MJAFT MË ME TURP!!!

MJAFT MË ME GËNJESHTRA. MJAFT MË ME TURP!!!

Thirrje e sinqertë nga

Vudi Xhymshiti

Po helmohet Kosova. Po helmohet në sytë tanë, në heshtjen tonë.
Një dorë e zgjatur nga Beogradi, një dorë që dikur firmoste masakra, sot hedh helmin në ekranet tona.
Në gjuhën tonë. Në mediat tona.

Gazetarë të blerë. Gazetarë që nuk janë gazetarë, por shërbëtorë të propagandës.
Shkelin mbi gjakun e fëmijëve të vrarë.
Shkelin mbi nënat e përdhunuara.
Shkelin mbi plagët e pashëruara të një kombi që u ngrit nga hiri i krimit.

Qeveria, ku është?
Në gjumë? Në frikë? Apo në pazare?
Turp. Turp i zi.
Një shtet që lejon që gënjeshtra të marshojë në mes të Prishtinës, në mes të Kosovës, është një shtet që rrezikon të shembet mbi themelet e veta.

Propaganda është armë. Është luftë. Nuk është fjalë e lirë.
Çdo ditë që kalon pa veprim, është një ditë e fituar për armiqtë tanë.
Çdo heshtje është një grusht mbi eshtrat e dëshmorëve.
Çdo tolerim është një tradhti ndaj Republikës.

Kjo nuk është çështje partie. Nuk është çështje klani.
Është çështje jete a vdekje për të ardhmen e Kosovës.

Sot duhet vepruar. Tani.
Mbyllni burimet e këtij helmi. Shkarkoni e ndëshkoni fajtorët. Mbrojeni të vërtetën.
Nëse kjo qeveri nuk e bën, atëherë do ta mallkojë historia.
Sepse e vërteta nuk vdes. Por mund të vdesë një shtet që tradhton të vërtetën.

. Nuk mund të mbaheshin më brenda kufijve të gazetarisë, sepse kjo që po ndodh nuk është më çështje faktesh e analizash, është plagë e hapur kombëtare! Zemërimi, dhimbja, turpi, gjaku që na thërret nga varret e pambyllura, u bënë valë që më përplasen në kraharor. Dhe atëherë, poezia, ajo që dikur më kishte mbajtur gjallë nën thundrën e tiranisë, u kthye me forcën e një klithme të lashtë. Nuk është më varg. Është britmë! Është kushtrim!
Sepse kur qeveria hesht përballë poshtërimit, kur shteti i kthen shpinën të vërtetës, gazetarit, dhe çdo njeriu me ndërgjegje, i mbetet vetëm fjala e lirë, e çjerrë, për të mos u mbytur nga pesha e turpit kombëtar.

Dhe tani po ju them: mos heshtni! Sepse kush hesht, e pranon gënjeshtrën. Kush pret, bëhet bashkëfajtor. Kosova nuk mbrohet me heshtje! Kosova mbrohet me zë, me veprim, me dinjitet! Përpara se helmi i propagandës të na përçajë, përpara se të na bëjë të harrojmë gjakun mbi të cilin kemi ndërtuar këtë Republikë!

Farih Xharra

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat