Politika shqiptare po dëshmon sërish një nga aktet më groteske të mbijetesës personale, “pushtimin” e radhës, të karrikes së kryetarit nga Sali Berisha. Në një teatër ku rregullat e lojës shkruhen dhe fshihen sipas nevojave të ditës, Statusi i Partisë Demokratike ka pushuar së qeni kushtetuta e një force politike, ai është katandisur në një “letër higjienike” që përdoret sa herë që liderit i duhet të pastrojë njollat e humbjeve të njëpasnjëshme dhe dështimeve elektorale.
Berisha, si në kohën kur kishte në dorë frenat e pushtetit, ashtu edhe sot në opozitë, vazhdon të mbetet “fryma e qelbur” që refuzon të largohet nga korridoret e politikës shqiptare. Për të, partia nuk është një mjet për të sjellë ndryshimin apo për të përfaqësuar demokratët, por një “mburojë politike”. Marrja e postit të kryetarit me çdo kusht në zgjedhjet e brendshme te Partise Demokratike të këtij muaji nuk ka të bëjë me vizionin, por me hallin. Është një përpjekje e dëshpëruar për t’u veshur me petkun e “liderit të opozitës” përballë proceseve gjyqësore për korrupsion pasiv që po rëndojnë mbi të.
Drejtësia në një bashkëfajësi të heshtur?..
Ajo që të irriton më shumë në këtë farsë është ritmi “kërmill” i drejtësisë. Gjykimi i ngadaltë duket se ecën në sinkron me hapat e Berishës drejt rimarrjes së karriges së kryetarit. Ajo që shqetëson është ky fakt ..Mos po e pret edhe gjyqësori këtë rizgjedhje të Sali Berishës ? Ky sinkronizim i dyshimtë të jep përshtypjen se politika dhe një pjesë e sistemit të drejtësisë po përgatisin alibinë e radhës.
Nëse Saliu ulet sërish në krye të partisë (Në fakt është 100% i zgjedhur , se eshte garë pa kundërshtarë ), vendimi përfundimtar mund të kamuflohet si “persekutim politik” apo si nevojë për stabilitet, duke mbrojtur kështu një figurë që dokumentet dhe faktet e rreshtojnë në anën e errët të tranzicionit shqiptar
Berisha është një kriminel i sprovuar politik, që di t’i përdorë strukturat e tijë si mish për top për interesat familjare dhe personale. Sot, ai e kërkon partinë si azil politik. Për të, demokratët janë thjesht numëror , që duhen përdorur para gjykatësve per të sfiduar faktet që dalin nga dosjet e korrupsionit.
Në këtë situatë, Shqipëria mbetet peng i një njeriu që nuk njeh as dorëheqjen, as turpin dhe as drejtësinë. Ai po kërkon të rizgjidhet jo për të mundur kundërshtarin politik, por për të mposhtur burgun.
Kur një njeri e konsideron veten mbi ligjin dhe mbi institucionin, ai nuk është më lider, por një TIRAN në rënie që kërkon të marrë me vete çdo gjë që ka mbetur pas.
Shkruan Rifat Kullolli:




