HomeAktualitet'Pallati i ri në Durrës zhyet gati 1 metër', Inxhinieri jep alarmin:...

‘Pallati i ri në Durrës zhyet gati 1 metër’, Inxhinieri jep alarmin: Duhej studim më i thelluar, banorët në rrezik:

Një kompleks i ri pallatesh në bregdetin e Durrësit ka pësuar një ulje alarmante, duke u zhytur mesatarisht 74 centimetra, ndërsa në pika të caktuara ulja arrin deri në 1 metër. Të dhënat, të zbuluara nga një investigim mediatik, ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë strukturore të ndërtesës 10-katëshe dhe standardet e ndërtimit në një nga zonat më të ndjeshme gjeologjike të vendit.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, inxhinieri Rajmond Dervishi e cilësoi këtë fenomen si një “çedim alarmant”.

Sipas tij, një ulje e pranueshme për një strukturë të tillë nuk duhet t’i kalojë 10 centimetrat dhe kjo ndodh gradualisht përgjatë shumë viteve pas përfundimit të ndërtimit.

Fakti që ky pallat ka pësuar një ulje kaq masive ende pa u inauguruar dhe pa u populluar, tregon për një problem serioz në themele dhe në studimin e truallit.

Inxhinier Dervishi theksoi se zona e Durrësit është e njohur për terrenin e saj problematik, i përbërë nga aluvione, mbushje ranore dhe toka të ngopura me ujë.

Këto kushte kërkojnë detyrimisht studime të thelluara gjeo-teknike përpara se të nisë çdo projekt ndërtimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e objektit.

“Në këto raste rekomandohen studime gjeo-teknike më të detajuara. Nuk dihet nëse në rastin konkret ato janë realizuar,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur neglizhencë në këtë fazë thelbësore.

Deklarata e plotë:

“Shiko unë e thashë edhe në atë intervistën me gazetarët investigativë të Piranjave. Kjo është një çedim alarmant.

Çdo ndërtesë ka ato çedimet e veta që janë minimale. Të pranueshme janë ato nuk e kalojnë atë 10 cm (ndër vite) jo të menjëhershme. Jo pa u inauguruar ose pa pa u futur njerëzit akoma brenda, është akoma në strukturë ndërtimore, është në strukturë në zhvillim.

Janë këto çedime të kohës, sepse janë rëndesa që ushtrohen në terren. Për më tepër, zona e Durrësit është një zonë që është e e mbushur.

Domethënë, qyteti i Durrësit përbëhet nga aluvione, përbëhet nga mbushje ranore, nga toka të ngopura nga prania e ujit.

Edhe uji nëntokësor, edhe uji mbitokësor që janë të pranishme dhe evidente. Dhe në këto raste rekomandohen një studim gjeo-teknik i sheshit të ndërtimit më i detajuar, ndryshe nga pjesa tjetër e territorit shqiptar.

Ndryshe nga Tirana, nga qytete të tjera. Këtu rekomandohen studime gjeo-teknike më të thelluara, që në rastin konkret nuk dihet nëse janë realizuar apo nuk nuk janë realizuar.

Sepse duhet të heqim atë konceptin që nuk ndërtohet, se ka vende që nuk ndërtohet.

Në çdo vend ndërtohet. Veprat inxhinierike bota i bën nën ujë, tunele. Kemi tunele nënujore, kemi ura, urën e Patrës, që janë mbi det, urën në Bosfor që që janë mbi det.

Nuk kanë pasur problematika. Pra kur ndërton me kushte teknike të miratuara, të miratuara dhe sipas specifikimeve të përforcimit nuk çedohet.

Në rastin konkret siç është bërë me dije, nga emisioni ishin dhe matjet. Dhe sipas matjeve që janë realizuar me dron, rezulton që këto kanë një çedim prej 74 cm nga soletat e të njëjtave kate me pallatet që janë në ndërtim, të tjera domethënë.

Unë nuk do blija aty, po do t’i rekomandoja të gjithëve, të tjerëve që në këto struktura të jenë të kujdesshëm sepse është investimi i jetës.

Çdo familje kursen para për të blerë një apartament dhe është kursimi i jetës.

Nuk mund nuk mund të rrijë dikush me zemër të ngrirë se do çedojë, sepse këto lloj çedimesh në rastet e lëvizjeve tektonike që në vendin tonë janë të shpeshta, s sidomos në Durrës nuk mungojnë. https://www.standard.al/pallati-i-ri-ne-durres-zhyet-gati-1-meter-inxhinieri-jep-alarmin-duhej-studim-me-i-thelluar-banoret-ne-rrezik/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat