16.7 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeSport107 VJET HISTORI:

107 VJET HISTORI:

107 vjetori i Vllaznisë! 107 vite histori, lavdi dhe krenari!

Sot Klubi i Futbollit Vllaznia, simboli më i madh sportiv i Shkodrës feston 107 vjetorin e krijimit.

E themeluar më 16 shkurt 1919, si një bashkim i shoqërive “Vaso Pasha” dhe “Mustafa Pasha”, Vllaznia lindi si një ide e madhe kombëtare, që bashkoi të rinjtë shkodran përtej besimeve, me një qëllim, zhvillimin kulturor, sportiv dhe shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Katolik e musliman u bënë bashkë duke krijuar kështu klubin Vllaznia.

Prej më shumë se një shekulli, Vllaznia nuk ka qenë thjesht një klub futbolli por është zemra dhe shpirti i një qyteti.

Një histori e gjallë emocionesh, sakrificash dhe triumfesh.

Nga brezat e parë, tek legjendat që shkruan historinë e futbollit shqiptar, e deri te talentet e sotme, çdo fanellë kuqeblu mban mbi vete peshën e një tradite të jashtëzakonshme.

7 vite më parë, në 100 vjetorin e saj Vllaznia u bë klubi i parë sportiv në Shqipëri që u vlerësua me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.

107 vite Vllaznia vazhdon të jetë krenaria e Shkodrës, dashuria e mijëra tifozëve dhe një histori e madhe kombëtare.

Gëzuar 107-vjetorin Vllazni!

Vllaznia dashni! Vllaznia krenari!

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat