O Shtet Shqiptar mos hesht! Zgjidh konfliktin!
Meqenëse Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave ia shitën objektin pronarit të truallit Gjon Shkambi që në vitin 2012, i cili i pagoi shtetit duke i arkëtuar 166 milion lekë të vjetra në favor të shtetit, pronari Gjon Shkambi u pajis me çertifikatë të ligjshme të pronësisë, prona mbeti e zaptuar, shteti nuk përmbushi detyrimin ligjor kontraktor për lirimin e sendit të pronarit të ligjshëm Gjon Shkambi, prona nuk iu vu në posedim, nuk mundi ta përdorë kurrë deri më sot.
I drejtohem shtetit Shqiptar me këto pyetje.
- A i është shitur Gjon Shkambit objekti i shkollës rezerva dhe konvikti, nga Bashkia Shkodër dhe Ministria e Financave që nga viti 2012, me të drejtë parablerje si pronar toke?
- Meqenëse Shteti Shqiptar, ia shiti objektin Gjon Shkambit, a duhet të mbajnë përgjegjësi penale njerëzit e shtetit që çuan trashëgimtarin e familjes Shkambi në krim të dhimbshëm?
- Meqenëse Shteti Shqiptar ia shiti objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, a duhet që Shteti të presë krime të tjera apo duhet t’i lirojë menjëherë objektin pronarit të ligjshëm që ia ka shitur vetë objejktin dhe ka certifikatën ligjore të pronësisë?
- Meqenëse Shteti Shqiptar ia shiti objektin Gjon Shkambit që nga viti 2012, a duhet që Shteti Shqiptar t’i paguaj fitimin e munguar ponarit të ligjshëm Gjon Shkambit që nga viti 2012?
Familja Shkambi është persekutuar dhe diskriminuar nga vet shteti pa të drejtë kushtetuese, ligjore dhe morale ma keq se në kohën e komunizmit.
Shtet mos hesht, ndal persekutimin dhe diskriminimin ndaj Fisit Shkambi!




