14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionPRESIDENTI BEGAJ TRADËTON SHQIPËTARËT!

PRESIDENTI BEGAJ TRADËTON SHQIPËTARËT!

Jo shpopullimit të shqiptarëve!
Jo zëvendësimit me bangladeshas!

Zoti President, shqiptarët nuk janë mall për t’u këmbyer.
Nuk janë thasë orizi që i dërgon jashtë dhe i zëvendëson me punëtorë bangladeshas.
Ata janë gjaku i kësaj toke, janë themeli i këtij kombi, janë historia dhe e ardhmja.

REDAKSIA WINDOW.AL

Prej dekadash, çdo vit, Shqipëria humbet nga një qytet i tërë.
Prej 16 vitesh, sipas Eurostat, janë larguar mbi 1 milion shqiptarë.
Dhe askush nuk guxon të thotë të vërtetën:
Kjo nuk është më thjesht ikje, kjo është shpopullim sistematik.
Një vrasje e ngadaltë e kombit.

Në këto vite të zeza, qeveritë kanë ndërtuar vetëm një politikë:
Shtyni shqiptarët të ikin!
Mbyllni shkollat! Shkatërroni spitalet! Rritni çmimet e energjisë! Shkatërroni bujqësinë dhe blegtorinë!
Lërini pa punë, pa dinjitet, pa shpresë!
Pastaj, kur vendi të boshatiset, sillni bangladeshas që punojnë për një kafshatë buke, vetëm për të mbajtur të gjallë tregjet e oligarkëve dhe rrjetin e pushtetit të Edi Ramës.

Dhe ju, zoti Bajram Begaj, që duhej të ishit zëri i parë i kombit, flamurtari i të rinjve që ikin çdo ditë në aeroport, ju bëheni përulësi i parë i Ramës.
Ju nuk folët kurrë për mjekët që ikën nga vendi, për studentët që diplomohen e ikin ditën tjetër, për vajzat dhe djemtë që punojnë në call center e ëndërrojnë vetëm largimin.
Por dolët në OKB, përfaqësues i shtetit shqiptar, dhe iu lutët Bangladeshit të na sjellë punëtorë.

Kjo nuk është thjesht një gafë.
Kjo nuk është thjesht një fjalë e pavend.
Kjo është tradhti kombëtare.

Tradhti ndaj brezit të ri shqiptar.
Tradhti ndaj familjeve që ndajnë fëmijët nëpër kontinente.
Tradhti ndaj gjakut që është derdhur për këtë tokë.

Edi Rama e ka thënë hapur:
Shqiptarët ikin, le të vijnë bangladeshasit.
Ai e sheh Shqipërinë si një hotel pa pronar, ku klientët ndërrohen dhe ku populli vendas është i tepërt.
Dhe ju, Bajram Begaj, në vend që ta refuzonit këtë vizion të zi, në vend që të dilnit kundër, ju u ulët kokën dhe e zbatuat.

Por kombi shqiptar nuk do të heshtë.

Ne nuk e pranojmë Shqipërinë pa shqiptarë.
Nuk pranojmë fshatra bosh dhe fabrika me bangladeshas.
Nuk pranojmë që të rinjtë tanë të ikin dhe vendi të kthehet në një kamp pune për të huaj.

Shqiptarët kanë vetëm një rrugë:
Të kthehen në vendin e tyre, të punojnë për tokën e tyre, të rrisin fëmijët e tyre këtu.
Dhe për këtë nuk duhen lutje në Bangladeshi.
Duhet vizion, duhet politika të kthimit, duhet shtet që kujdeset për njerëzit e vet.

Kombi shqiptar nuk ka nevojë për fjalë boshe.
Ka nevojë për një revoltë kombëtare kundër këtij projekti shpopullues.
Ka nevojë për të thënë:
Mjaft më!

Mjaft më me Ramën që do të boshatisë vendin për të pasur pushtet të përjetshëm.
Mjaft më me Begajn që sillet si kukull në OKB.
Mjaft më me politikanët e korruptuar që janë bërë agjentë të eksodit.

Shqipëria është e shqiptarëve.
Dhe kush guxon ta shndërrojë këtë vend në tokë pa shqiptarë, është armik i kombit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat