Në qershor 2024, në zemër të shkretëtirave të Xinjiang-ut, Kina aktivizoi një park gjigant diellor me kapacitet 3.5 GW ,tashmë zyrtarisht centrali diellor më i madh në Tokë!
Ai shtrihet në 33,000 hektarë (afërsisht gjysma e sipërfaqes së qytetit New York) dhe prodhon rreth 6 miliardë kWh në vit, mjaftueshëm për të furnizuar me energji gjysmën e Shqipërisë.
Por nuk është vetëm madhësia që ka rëndësi..
👉 Është një hap i guximshëm në strategjinë e Kinës për të dominuar energjinë e pastër dhe për të ulur ndjeshëm emetimet e karbonit.
👉 Energjia transportohet drejt lindjes nëpërmjet linjave ultra-tensioni, duke çuar rrezet e diellit nga shkretëtira direkt në metropolet e Kinës.
Disa raporte e ngritën deri në 5 GW, por edhe nëse është 3.5 GW, ky projekt e lë pas çdo park tjetër diellor në botë.
E ardhmja është atje ,ne Kine… dhe është diellore.
Projekti u zhvillua nga China Green Development Group dhe u lidh me rrjetin në qershor 2024.
Përveç parkut diellor të Xinjiang-ut, Kina po ndërton edhe dhjetëra parqe të tjera gjigante në shkretëtira si Gobi dhe Taklamakan.
Kapaciteti i përgjithshëm i energjisë diellore të instaluar në Kinë në vitin 2024 kaloi 250 GW, duke e bërë vendin lider absolut botëror.
Qëllimi i Kinës është që deri në vitin 2060 të arrijë neutralitet klimatik…




