15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeShowBizSindi Salaj jemi pranë teje💔

Sindi Salaj jemi pranë teje💔

Te duam shumë, Sindi

Këto ditë kanë qenë nga më të vështirat për redaksinë e Anabel Media, pasi kryeredaktorja dhe “fryma” e saj prej 9 vitesh, gazetarja dhe publicistja e njohur Sindi Salaj, po përjeton një humbje të pazëvendësueshme. Në një aksident tragjik, ajo humbi njeriun e zemrës, Orin, dashurinë e gjimnazit dhe babain e vajzës së tyre 1-vjeçare.

Dhimbja e këtij momenti është e papërshkrueshme. Për respekt ndaj privacisë së koleges dhe mikeshës së tyre, stafi i Anabel nuk e bëri menjëherë publik lajmin, duke pritur që vetë Sindi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë të dhembjes që po përjeton. Vetëm më pas, kolegët e saj kanë zgjedhur të shprehin publikisht mbështetjen, dashurinë dhe mirënjohjen për të.

“@sindisalaj, ti je një bekim për këdo që të njeh e punon me ty; je vajza më me integritet që njohim, bashkëpunëtorja më korrekte e më besnike, shefja më e drejtë, pena më e bukur e Anabel-it, qytetarja më parimore e këtij vendi, me një dashuri dhe respekt të pamatë për gjuhën shqipe” – shkruan redaksia e Anabel, në një mesazh të ndjerë.

Historia e dashurisë së Sindit me Orin ka qenë një histori e bukur e thjeshtësisë dhe përkushtimit. Një ndjenjë që nisi në bankat e gjimnazit, në një qytezë të vogël, dhe që vazhdoi e pastër e e fortë ndër vite. Dy të rinj pa privilegje, por me ëndrra e punë, të cilët ndërtuan hap pas hapi jetën e tyre. Vitin e kaluar, ata u bënë prindër të një vajze bukuroshe, ndërsa së fundmi kishin arritur të blinin edhe një shtëpi të vogël, duke kurorëzuar ëndrrën e përbashkët të një familjeje të lumtur.

Ishte një dashuri e sinqertë, një jetë që po merrte formën e saj më të bukur – dhe çdo gjë ishte e merituar. Por fundjava e kaluar ia përmbysi botën Sindit në një çast. Ajo që dje dukej një lumturi e plotë, sot është kthyer në një dhimbje të pamasë. Një udhëtim i ri, i dhimbshëm, që vetëm ajo mund ta mbajë mbi shpatulla dhe vetëm koha do të dijë t’ia shërojë, pa e harruar kurrë.

Kolegët e saj në Anabel shkruajnë:

“Nuk kemi fjalë lehtësuese, nuk kemi këshilla dhe as guxojmë të mendojmë se mund të të ndihmojmë të kalosh këtë dhimbje. Por duam që ti ta dish se je e bekuar jo vetëm me familjen tënde dhe shoqërinë besnike, por edhe me ne, njerëzit që të duan dhe të respektojnë në Anabel. Ne jemi këtu për ty, gjithmonë. We love you, @sindisalaj.”

Ky mesazh prekës nuk është vetëm një shprehje solidariteti kolegësh, por një dëshmi e gjallë e respektit, dashurisë dhe mirënjohjes që Sindi ka fituar ndër vite përmes punës së saj të ndershme dhe integritetit të saj si njeri dhe gazetare.

Në këto ditë të trishta, të gjithë miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj ndajnë të njëjtën thirrje: Forcë, Sindi! Nuk je vetëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat