14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionNdryshimi i ligjeve nuk është më një opsion, por një detyrim. Përdorimi...

Ndryshimi i ligjeve nuk është më një opsion, por një detyrim. Përdorimi i simboleve komuniste duhet të trajtohet si krim dhe jo të relativizohet si “nostalgji”.

Kur do të ndalohet përdorimi i simboleve komuniste?

Është e papranueshme që Kodi Penal i Shqipërisë ende nuk ka një nen që ndalon përdorimin e simboleve komuniste.

Këto nuk janë thjesht shenja grafike, por janë kujtesë si shuplakë mbi fytyrat e pushtetarëve që heshtën, janë klithmë mbi plagët e hapura, që pikojnë dhimbje sa herë na shfaqen para syve. Janë kujtesa e burgjeve, e kampeve të përqendrimit, e vrasjeve të pafajshme. Krime që nuk u dënuan kurrë dhe për të cilat askush nuk kërkoi falje publike.

Në Gjermani dhe vende të tjera evropiane çdo simbol i diktaturave të rrëzuara është i ndaluar me ligj.

Pse Shqipëria, që vuajti më shumë se kushdo nën komunizëm, duhet të mbetet pa një mbrojtje ligjore të kujtesës së saj?

Ndryshimi i ligjeve nuk është më një opsion, por një detyrim. Përdorimi i simboleve komuniste duhet të trajtohet si krim dhe jo të relativizohet si “nostalgji”.

Nuk duhen harruar masakra komuniste dhe për rikujtesë le të flasin shifrat:

Janë 5.577 burra dhe 450 gra të pushkatuar nga diktatura komuniste.

Janë 10.133 burra dhe 7.367 gra të burgosur politikë, prej të cilëve 1.065 humbën jetën.
408 njerëz çmendur nga torturat.

Janë 20.000 familje të internuara, me mbi 7.000 viktima të vdekura në mjerim.

Janë të humburit pa shenjë e nishan galerive që nuk shenohen askund..

Këta nuk janë numra dhe shifra për statistika, por janë jetë njerëzish të pafajshëm.

Janë gjaku dhe kujtesa jonë kombëtare, mbi të cilën askush nuk ka të drejtë të shkelë!

Mimoza Rexhvelaj

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat