15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeShowBizPERSONAZH:

PERSONAZH:

LINDA KAVAJA -AJO QË NUK I SERVILOSET ASKUJT
(Ese– portret i një zonje të ekranit)

Në një botë ku shumë rrotullohen rreth pushtetit dhe famës, ajo ecën përbri tyre – pa u ndalur, pa u përkulur. Një mike e përhershme e artistëve, shkrimtarëve dhe poetëve, jo sepse u shërben, por sepse i kupton dhe i nderon. Studioja e saj është strehë për njerëzit e fjalës, të shpirtit dhe të frymëzimit — ku një gotë verë dhe një poezi vlejnë më shumë se çdo reklamë e paguar. Ata e ndjejnë që është e tyre, se nuk i përdor për audiencë, por i përjeton si shoqe, si bashkudhëtare e së bukurës.

Ndërsa me politikanët, është ndryshe. Asnjë afeksion i shtirur, asnjë përqafim i pavërtetë. Ajo është indiferente ndaj shkëlqimit të rremë të pushtetit, me një takt që ther pa u ndjerë, me një buzëqeshje që i çarmatos, por nuk i afron. I pyet drejt, pa i ledhatuar, i shikon drejt në sy pa u mrekulluar. Nuk ka frikë t’u kërkojë llogari, por as nuk u jep më shumë se ç’meritojnë.

E njëjta ftohtësi e hijshme vlen edhe për botën e mistershme të biznesit të madh. Aty ajo ruan një distancë të zgjuar, me kurajo dhe intuitë, e bindur se jo çdo shifër frymëzon dhe jo çdo fuqi meriton mikrofonin e saj. Nuk ngrohet me luksin e tyre, nuk etuziazmohet nga ndriçimi i sallave të rënduara me autoritet. Në fakt, është pikërisht kjo mungesë e etjes për t’u përkëdhelur nga të fortët që e bën të fuqishme.

Ajo nuk është pjesë e asnjë rrethi që kontrollon, por është një qendër graviteti për ata që kërkojnë autenticitetin. E butë me të brishtët, e ftohtë me të pushtetshmit. Nuk bëhet zëdhënëse e askujt, nuk hyn në klane e nuk shet veten për audiencë. Dhe ndoshta ky është sekreti i saj: ajo nuk kërkon të sundojë ekranin, por të qëndrojë e ndershme përballë tij.

Në kohën kur shumë ngatërrojnë famën me vlerën, ajo i njeh mirë kufijtë — dhe e di se kush mbetet mysafir i shpirtit, e kush vetëm zhurmë e çastit

Prel Milani

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat