23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionVuçiçi në Kosovë e jo në Beograd!

Vuçiçi në Kosovë e jo në Beograd!

“Vuçiçi i vogël” që po e mbyt Kosovën nga brenda

Kosova nuk është më peng i Serbisë. Jo sot,jo.. Sot Kosova është peng i një njeriu që flet shumë për protesta luftarake,por s’di të bëjë paqe me vehten dhe Kosovën. Flet për drejtësi, por por sillet si inatçor. Premtoi ndryshim, solli bllokim.
Ky është Albin Kurti.

Pas 39 herësh dështim për të formuar kokën drejtuese të Kuvendit dhe Qeverinë e re, Kosova është kthyer në një teatër grotesk, ku një njeri ka vendosur të shkatërrojë gjithçka që nuk mund ta kontrollojë. Dhe më ironikja,ai e bën këtë në emër të popullit.

Një zonjë,Aferdita Haxhiu, është kthyer në justifikimin e radhës për mosfunksionimin total,të shtetit të Kosovës .Një deputete që është bërë emblemë e bllokimit të demokracisë, sepse lideri që dikur shante korrupsionin, sot refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe alternativat e opozitës, se tashmë nuk drejton më sipas opsioneve te tija të mbrapshta ..

A është kjo demokraci?
Jo. Kjo është diktaturë me flamur të bardhë.
Një “Vuçiç i vogël”, që flet mirë shqipen, por me mentalitet përçarës, hakmarrës dhe thellësisht antishqiptar në veprim.

E çfarë kanë shkaktuar ndërkohë këto veprime inatçore të këtij njeriu me vizion tepër të vogël ?
👉Kosova pa institucione.
👉Kosova pa zë në arenën ndërkombëtare.
👉Kosova pa shpresë për nesër.

Dhe Serbia, në heshtje,duartroket. Sepse çdo ditë që Kosova kalon në këtë kaos , ajo vërteton më bindshëm tezën e saj të vjetër: “Shqiptarët nuk janë komb shtetformues.”
Dhe mjerisht, Albin Kurti po ja jep këtë kartë më dorë Vuçiçit ,që ta tundë fortë para ndërkombetarëve dhe para serbëve ekstremist …

Akbini nuk po i shërben më Kosovës. Ai po i shërben vetes dhe klanit të tij rreth vehtes .
Dhe pa dashur apo me dashje po i shërben Serbisë,e cila për vehte, është në krizë politike dhe një dorë e zgjatur në heshtje e Albinit,ja lehtëson situatën..

Ndaj mos kërkoni më Vuçiçin në Beograd.
E gjeni në Prishtinë.
Atje e keni, me kollare blu, por me zemër të ngrirë dhe kundër çdo propozimi e ndaj çdo ideje që nuk është e tija….
Une si gjak shqiptari,këndej dhe andej kështu e shoh qëndrimin e Albinit dhe mjerimin e Kosovës
Është koha t’i themi faktet troç në sy, ky njeri nuk po e çon Kosovën përpara. Ai po e mbërthen pas një rrugë pa krye…Deri kur …?

Rifat Kullolli

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat