Çfarë është “Statusi i Investitorit Strategjik”
Analiza e termit “Statusi i Investitorit Strategjik” është kyçe për të kuptuar sesi zhvillohet ekonomia në Shqipëri… ose më saktë, si privilegjohet një grusht individësh përmes ligjit, për të përvetësuar pasuri kombëtare pa konkurrencë.
👉 1. Ky është një status ligjor i krijuar nga Ligji nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, që synon:
🔵“Të lehtësojë dhe nxisë investimet strategjike në sektorë të rëndësishëm si turizmi, bujqësia, infrastruktura, energjia, transporti, teknologjia etj.”
Pra, në teori, ky status u jepet subjekteve që pritet të krijojnë ndikim të madh ekonomik e social (vende pune, infrastrukturë, rritje të turizmit, eksporte etj).
👉 2. Çfarë avantazhe duhet të kesh për ta marrë këtë status?
Sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Investimeve Strategjike (drejtuar nga Kryeministri):
Kriteret janë….
🔵Investim mbi 5 milionë euro në turizëm…
🔵Investim mbi 50 milionë euro (për “procedurë të veçantë të përshpejtuar”)
🔵Projekt që krijon mbi 80 vende pune ose ndikon në infrastrukturë rajonale
🔵Të jetë në fushat e prioritetit kombëtar: turizëm, energji, agro-industria etj.
👉3. Çfarë përfiton investitori kur merr këtë status?
Pasi e merr këtë status, investitori përfiton:
🟢Tokë publike pa ankand, me qira ose kalim në pronësi me çmim favorizues.
🟢Leje ndërtimi të përshpejtuara, pa konkurrencë, pa VKM të veçantë.
🟢Ndihmë nga administrata publike në çdo hap të projektit,deri dhe ne financim rrugesh nga buxheti i qytetarve..
🟢Ndryshime në planin urbanistik sipas kërkesës së investitorit.
🟢Procedura të thjeshtuara ligjore për legalizim, ndryshim destinacioni toke, etj.
🟢Ndryshime ligjore me VKM ose me urdhër të Kryeministrit, që përshtaten me projektin (pra ligji përshtatet me investitorin, jo anasjelltas,qe investitori duhet t’i përshtatet ligjit !!)
(Çudi afrikane me diktatorë).
👉4. A po shkelen ligjet e shtetit përmes këtij statusi?
⚫Po…, dhe jo thjesht ligjet, por po shkelen parimet e konkurrencës së lirë, pronës publike dhe transparencës. Ky status është kthyer në një “instrument për të ligjëruar klientelizmin, pasurimin pa konkurrencë dhe shpërdorimin e tokës publike”.
Ka kritikat të forta sepse …
📌Nuk ka konkurs publik për tokën, jepet me VKM direkt për individin.
📌Përdoret për ndërtim resortesh turistike, pa ndikim real në zhvillim ekonomik.
📌Ka raste ku janë shpërblyer personazhe pa asnjë eksperiencë në investim,si rasti i Gaz Pajës
👉 5. Rasti i Gaz Pajës, “humor apo tragjedi shtetërore”? Gaz Paja nxori vetëm majën e KORRUPSIONIT
😥Gaz Paja, aktor humori dhe producent, mori statusin e investitorit strategjik në vitin 2021, për projektin:
📌 “Resort turistik dhe njësi hotelerie në Dhërmi” (ne kryeqendrën ku Artan Trebicka ka ngulur kthetrat) , me sipërfaqe mbi 12 000 m² dhe vlerë deklaruar rreth 6.1 milionë €,ku Gazi qe ka shitur vetëm shalqinjë humoro ,nuk ka histori të mëparshme investimi në sektorin e turizmit.
📌Nuk ka as kompani të mëdha pas tij,( Ndoshta fshihet Ilir Trebicka,shoku dhe miku i ngushtë i Edi Ramës),
📌projektet janë fiktive për të marrë tokën dhe ndërtuar vila për shitje.
😥Dyshohet se emri i tij u përdor si “emër i butë” për të kaluar vendimin pa zhurmë.
👉 6. A janë këto “çudira shqiptare”?
Jo çudira.! Ato janë praktika sistematike për të transformuar Shqipërinë në pronë private të një pakice të lidhur me qeverinë.
Shpesh është përdorur slogani…
⚡“Po rindërtojmë vendin me investime”, por në fakt po ndahet vendi pa transparencë, duke përdorur ligje të krijuara për klientelën.
Për te mos ulëritur me tej po e mbyll më i qartë se kurrë, pa përmendur aferat e Ksamilit,se në se hyn deri atje…!!!????…
🟢 Statusi i investitorit strategjik” në Shqipëri është
😥Një mjet ligjor me qëllime të mira në teori, por i kthyer në instrument për privatizim të heshtur të pasurisë publike.
😥 Përzgjedhja subjektive, pa kritere reale zhvillimi.
😥Raste si ai i Gaz Pajës tregojnë sesa e lehtë është kapja e ligjit, për të siguruar tokë me vlerë miliona euro, edhe pa përvojë, edhe pa transparencë.
🇦🇱 Shqipëria tashmë është në dorë të “strategëve të lidhur me politiken”.. është një projekt afatgjatë për rindërtim klientelist ,ku shqiptarët kanë të drejtë vetëm të votojnë atë që thotë e bën Partia..
Rifat Kullolli




