22.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeBotëDEPUTETJA MATOSHI: SIMBOL I TRAGJIKOMEDISË PARLAMENTARE:

DEPUTETJA MATOSHI: SIMBOL I TRAGJIKOMEDISË PARLAMENTARE:

DEPUTETJA MATOSHI: SIMBOL I TRAGJIKOMEDISË PARLAMENTARE

Në kohën kur qytetari i Kosovës përballet me kriza të shumëfishta – ekonomike, sociale, morale – pyetja më e domosdoshme që lind si rënkim i ndërgjegjes kolektive është: A ka më shumë nevojë populli për deputeten Matoshi, apo ka më shumë nevojë deputetja Matoshi për zhvatjen e taksave të popullit pa asnjë kontribut?

Në një shtet të mbërthyer nga pengmarrja politike, një individ pa asnjë ide, vizion a meritë përfaqësuese, zë vend në Kuvendin që, të paktën në letër, përfaqëson sovranitetin popullor. Aty ku dikur ëndërroheshin ligje drejtësie, sot shpërndahet mjegull mediatike dhe selfie të mbuluara me pudër të injorances.

Deputetja Matoshi, me gjithë respektin për vuajtjet e saj personale, ndoshta ka nevojë për një pension të dinjitetshëm për gjendjen e saj të rënduar psikike. Por jo për një karrige në organin më të lartë përfaqësues të popullit. Sepse ajo karrige nuk është terapi – është mision. Dhe misionet nuk i mbajnë ata që kërkojnë mëshirë, por ata që japin shpresë.

Kuvendi i Kosovës, në vend që të jetë një akademi e arsyes, është shndërruar në një teatër grotesk, ku fjala “deputet” nuk ka më peshën e përfaqësimit, por peshën e përfitimit. Çdo seancë parlamentare është një episod i një seriali horror, ku fytyrat e ricikluara të një klase politike parazitare ngatërrojnë mikrofonin me pasqyrën, dhe interesin publik me interesin personal.

Dikur Sokrati thoshte: “Një shtet është i dënuar të bjerë, kur në krye të tij vihen ata që dëshirojnë pushtetin, e jo ata që e meritojnë atë.” Sot, kjo thënie është profeci e përmbushur në tokën tonë.

Politika jonë është bërë një kafaz me breshka që garojnë me vetveten, gjarpërinj që qeshin ndërsa helmojnë popullin, dhe kukulla që vallëzojnë nën hijet e oligarkëve.

E kotë si Dulla Kotinski, e ngadaltë si një snajper i dehur, e rrezikshme si një bombë në duar të fëmijëve, politika pa reformë është vetë-helmimi i një shteti.

Në këtë realitet, ku ndërgjegjja është mall pa vlerë dhe përgjegjësia një anekdotë, Al Capone do të ndjehej i nënvlerësuar, e Esat Toptani i keqkuptuar. Sepse këta tanët nuk janë as hajdutë të zakonshëm – janë mjeshtra të zhvatjes së shpirtit publik.

Prandaj, është koha të mos e quajmë më “Kuvend”, por “Strehimore për të paaftët dhe të pangopurit”. Të mos e quajmè më përfaqësim, por përvetësim. Të mos e quajmë më shërbim, por show biznes.

Nëse nuk ndodh një reformim i rrënjësishëm, moral e intelektual, nuk do të humbim vetëm buxhetin dhe shpresën – do ta humbim edhe të ardhmen.

Sepse një popull që përfaqësohet nga më të këqijtë, ose është i shantazhuar, ose i dorëzuar. Dhe asnjë popull i dorëzuar nuk mbijeton.

Kosova nuk ka nevojë për Matoshët e politikës – ka nevojë për kthjelltësinë e një populli që nuk e harron kush ia pi gjakun, kush ia vjedh dritën dhe kush e përfaqëson si kloun në një cirk që quhet “shtet.”

Lirim Gashi:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat