22.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeSocialeMalsori nga Malsia e madhe: Shqiptari hero në London:

Malsori nga Malsia e madhe: Shqiptari hero në London:

Hismet Smakaj, një 65-vjeçar nga Vraka e Malësisë së Madhe, i cili prej vitesh jeton në Londër, është kthyer në hero pasi shpëtoi nga mbytja një vajzë 7-vjeçare me aftësi të veçanta.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 16 maj, në zonën e Newham, në lindje të Londrës, ku z. Smakaj po shëtiste me bashkëshorten buzë lumit. Teksa kalonte aty pranë, ai pa një vajzë të vogël që kaloi barrierat mbrojtëse dhe u hodh në ujë.

Pa u menduar dy herë, Hismet Smakaj hoqi rrobat dhe u hodh në lumë. Vajza ndodhej rreth 5 metra larg nga vendi ku kishte rënë, por ai arriti ta kapë përpara se të fundoset në baltën e lumit, duke e nxjerrë të sigurtë në breg.

Kalimtarët që panë ngjarjen shpërthyen në duartrokitje, duke e cilësuar veprimin e tij si akt heroik. Më vonë u mësua se vajza ishte autike dhe se ndërhyrja e menjëhershme e shqiptarit i kishte shpëtuar jetën.

Në një intervistë për Top Channel, Hismet Smakaj u shpreh:

“Nëse nuk do ta shpëtoja vajzën, do të më mbetej peng gjithë jetën. U ndjeva i lehtësuar kur e kapa në kohë dhe pashë që nuk ishte zhytur në fund.”

Kjo ngjarje është një shembull i shkëlqyer i kontributit pozitiv të shqiptarëve në diasporë, veçanërisht në Britani, ku komuniteti shpesh përballet me stereotipe dhe stigmatizim nga politika ekstremiste.

Veprimi i Hismet Smakajt është për t’u duartrokitur, një akt guximi që tregon vlerat më të mira të popullit shqiptar – trimëri, humanizëm dhe gatishmëri për të ndihmuar në çdo rrethanë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat