Ne vend te nje ftese per debat(intelektual)!
Pasi sovrani e tha fjalen e tij, nisen thashethemet per arrestime dhe internime.
O njerez nuk zgjidhet me SPAK kjo pune. Boll beri SPAK per 3 vitet e fundit. Shume ne burg, shume ne kerkim e shume me shume nen hetim. Por ne e beme edhe me te forte qeverine.
Per shkak te nje qendrimi tim mbi pergjegjesine qe u ngarkoj votuesve, kam patur shume polemika me njerez qe mendojne se “cfaj ka populli i shkrete, ku di gje ai”….
Une vazhdoj te mendoj dhe do te mendoj, do te flas e shkruaj edhe me shume, se derisa te vije dita qe populli, pra njerezit, edhe ai i fundit qe e shet voten per nje shishe raki, pra derisa gjithkush ta kuptoje pergjegjesine e tij, asgje nuk do te ndryshoje.
Duhet te kuptoje gjithkush se qeveria nuk eshte as fat as fatkeqsi natyrore, por eshte produkt i joni.
Shesim voten apo votojme ne menyre te verbert, kjo eshte pergjegjesi e jona. Dhe duhet ta paguajme deri ne nje ate qe bejme keq ne kete drejtim.




