Zbulohen tri bomba shumë të mëdha – evakuohen rreth 20.000 njerëz në Këln të Gjermanisë!
Në Këln të Gjermanisë ka filluar në këto momente evakuimi më i madh i popullatës që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë punimeve në qendër të qyteti janë zbuluar tri bomba shumë të mëdha amerikane të hedhur gjatë bombardimeve amerikane në Luftën e Dytë Borëror. Ata tani duhet të çmontohen dhe nxirren.
Duhet të evakuohen nga shtëpitë dhe banesat e tyre rreth 20.000 njerëz.
Do të bllokohen dhe ndalohen për kalim tri urat kryesore në qendrë mbi lumin Rin, do të bllokohen edhe stacioni në Këln Deutz, do të evakuohen të gjithë nga një spital dhe dy shtëpi për të moshuar…
Do të evakuohen edhe 58 hotele, disa shkolla, pothuajse e tërë pjesa e qytetit të vjetër, punojnësit në qendrën e televizionit RTL…
Sa do të zgjatë ky evakuim sakt nuk dihet. Por dihet që në Këln në veçanti, por edhe në këto zona të Gjermanisë në përgjithësi, gjenden shpesh bomba të pashpërthyera. Megjithatë ky do të jetë evakuimi më i madh i popullatës!




