z. Kërquki,
Kam qenë një ndjekës i rregullt i emisionit tuaj:Pressing!
Nuk jam as figurë publike dhe as ndonjë emër me peshë në këtë vend. Si një qytetar i thjeshtë,jam përpjekur të kontribuoj në kaqikun tim për vendin dhe Shqiptarinë!
Jam i vetëdijshëm për kufijtë e reagimit tim. !
Nuk mundem dhe as që dua të reagoj në mënyrë të dhunshme — sepse jetën nuk e desha sikurse ky „kosovari „unë vetë kam përjetuar burgun dhe torturat. Pikërisht mu aty ku ishte i burgosur edhe Nasimi, jam torturuar dhe kam përjetime më çnjerëzore. Në ato kushte, kur na detyronin t’ju pastronim WCetë që i lyenin edhe muret e ne,#nuk kishim forcë të refuzonim , atëherë i pata dhënë vetes një zotim të shenjtë: se kurrën e kurrës nuk do të ngre dorë ndaj bashkatdhetarit tim,edhe nëse me hipë në qafë,pasi që nuk po marrë guxim me i kundërshtu këta horra!
Ajo që mund të bëj sot, është se do të largohem përfundimisht nga shikimi i emisionit tuaj , dikush do të thoshte UUU se çfar i paske bërë unë, nuk kam më tepër fuqi ,— sepse kam bindjen time se keni lënduar ndjenjat e çdo Shqiptari me mysafirin tuaj dhe fotografinë e tij!
Andaj:
Edhe ju mos i bëni asgjë por së pakumbylljani deren dhe pergjithmonë për këtë keni fuqi!!
Për fund, po ju drejtoj disa pyetje të cilat i konsideroj më shumë si thirrje për reflektim, sesa si akuza:
• A nuk ndjeni përgjegjësi morale kur vendosët e Nasimin përballë një personi me dyshime të bazuara e me një histori të dyshimt që nga mosha ##si i ri?
• A nuk ju rëndoi ndërgjegjja përballë kujtimit të mbi 17,000 viktimave të luftës?
• A nuk patët ndjeshmëri për dhimbjen e mbi 1,300 familjeve të të pagjeturve?
• A nuk u ndalet të mendoni për 1,344 fëmijë të vërarë nga kriminel serb sikurse ky Gjuriqi?
A nuk trazuat gjakun e mijra Nënave që humbën fëmijët e tyre kur e shohin këtë foto dhe e ndegjojnë këtë kreaturë të trishtë në emisionin tuaj?
• Si ndiheni kur i drejtoheni me titullin “profesor” dhe me emër përkdhelës e gërditës „Nexhi“,një personi që ka bashkëpunuar me regjimin serb — para, gjatë dhe pas luftës?
Ju, z. Kërquki, i jepni zë e hapësirë këtyre njerëzve.:
A është kjo për shkak të mungesës së ndjeshmërisë, apo për përfitime të tjera që shkojnë përtej gazetarisë?
A e keni menduar ndonjëherë fuqinë e fjalës publike dhe përgjegjësinë që mbart ajo?
Mos harroni fjalën e urtë: “Më thuaj me kë rri, të të them kush je.”
P.S. Nuk e kisha besuar se Nasimi do të qëndronte deri në fund të emisionit.
As Blerimi, Valoni apo ai i riu që nuk arrita t’i mësoj emrin.
Për atë tjetrin, nuk kam asnjë pritshmëri — sepse as turpi nuk po i mbyt më.
Një thirrje:
Po ju student e studente çka pritni e nuk protestoni kundër këti „profesori „ apo doni që edhe ju ti mësoni hapat e tijë të ligësisë?
Me zhgënjim të thellë,
Një qytetar i zhgënjyer
Sali Sefa




