18.9 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionE TURPËSHME DHE E FRIKËSHME:

E TURPËSHME DHE E FRIKËSHME:

E turpshme dhe e frikshme!
Në çfarë kohe po i rrisim fëmijët tanë?
Në një vend që po shemb çdo vlerë nën justifikimin e “përparimit”. Në një vend ku njerëzit që dje s’dinin të mbajnë familjen e tyre, sot po vendosin me ligj se çfarë është familje.

Deputetët e partisë komuniste, me bekimin e të birit të Kristaq Ramës, sot votuan një ligj kundër natyrës, kundër arsyes dhe kundër familjes shqiptare.
E quajnë “barazi gjinore”, por në të vërtetë është barrë morale, një ligj që kërkon të zhbëjë burrin e gruan, nënën e babanë, e të ngrejë në piedestal anormalen si shembull normaliteti.

Nuk më intereson kush çfarë bën në shtratin e vet.
Por kur perversiteti kërkon të veshë kostumin e ligjit dhe të futet në shkolla, në libra, në fjalorin e fëmijëve tanë, atëherë kjo s’është më çështje tolerance, është pushtim.
Pushtim ideologjik.

Këta nuk janë ligjvënës, janë shkatërrues vlerash. Janë turpi i një Parlamenti që s’ka më as nder, as dinjitet.
Këta që shiten si mbrojtës të “barazisë”, në fakt po përgatisin gjenerata pa identitet, pa rrënjë, pa busull.
Një shoqëri që s’e di më kush është burrë e kush është grua, s’ka as të ardhme, as Zot.

Turpi ju mbuloftë, ju që po i vini firmën shkatërrimit moral të këtij vendi!
Ju që shisni vlera kombëtare për duartrokitjet e ambasadave.
Ju që e quani prapambetje moralin dhe përparim shkatërrimin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për ligje që çorientojnë fëmijët, por për drejtësi, siguri dhe dinjitet.

Zoti i ruajtë fëmijët tanë, sepse nga këta që votojnë në emër të “barazisë”, nuk ka shpëtim.

Mirënjohje dhe respekt për ata deputetë që patën kurajën të dalin kundër këtij absurdi.
Uroj që historia t’i mbajë mend, sepse në ditë të errëta, edhe një zë i vetëm që mbron familjen, vlen sa një komb i tërë.

Shkruan Erneda Kodra:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat