13.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionKOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI I BËJNË ATENTAT ZOTIT DHE ADHUROJNË RAMËN!!

KOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI I BËJNË ATENTAT ZOTIT DHE ADHUROJNË RAMËN!!

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë vdekur.
Dhe kanë vdekur në mënyrën më të turpshme që mund të vdesë një institucion shpirtëror:
Jo nga mungesa e besimtarëve, por nga heshtja e tyre përballë së keqes.
Për ta, Zoti nuk është më Zoti i librave të shenjtë, por Edi Rama – njeriu që ata e trajtojnë si perëndi tokësore, përballë të cilit ulen, buzëqeshin, dhe heshtin.
Këta njerëz që pretendojnë se janë udhërrëfyes të shpirtit, kanë pranuar të bëhen zëdhënës të një pushteti që e përbuz shpirtin, që e tall besimin, dhe që tani kërkon ta zhbëjë edhe vetë krijimin hyjnor:
Mashkullin dhe femrën.

Redaksia WindowRadio.de

Nëse këto komunitete do të ekzistonin realisht si institucione besimi, sot do të ishin në ballë të protestës kundër projektligjit që guxuan të votojnë dje e bënë ligj te shenjtë të krijimit.
Do të ishin zëri i Zotit në tokë, duke thënë: “Njeriu nuk ka të drejtë të ndryshojë atë që ka krijuar Zoti.”
Por ata nuk e thanë. Nuk folën. Nuk guxuan.
Sepse për ta, pushteti është altar, dhe kryeministri është mesia i rremë që duhet adhuruar për hir të favoreve, tokave, parave, apo heshtjes së garantuar në raportet me shtetin.

Kjo nuk është më fe. Është blasfemi.
Është tradhti ndaj çdo besimtari që çdo të diel, të premte apo të shtunë shkon në kishë, në xhami, në tempull, me shpresën se dikush po ruan ende parimet e Zotit.
Por askush nuk po i ruan.
Klerikët shqiptarë janë bërë burokratë të qetë të shpirtit – njerëz që kanë mësuar të falen në heshtje, por jo të flasin në emër të së vërtetës.
Në një vend ku ligjet e reja tentojnë t’i japin shtetit të drejtën të ndërhyjë në trupin dhe identitetin e fëmijës, feja duhet të ishte kambanë alarmi, jo dekor në ceremoni shtetërore.
Ajo duhet të ishte kundërshtia morale, jo zëri që bekon çdo ligj të pafe vetëm sepse vjen nga qeveria.
Por komunitetet fetare heshtin, sepse janë pjesë e sistemit.
Ata janë bërë institucione pa shpirt, me seli luksoze dhe shpërblime publike, por pa asnjë qëndrim për dinjitetin e njeriut.

Në Bibël, në Kuran, në çdo tekst të shenjtë, Zoti ka vendosur rendin e krijimit:
Mashkull dhe femër.
Por sot, në Shqipëri, përfaqësuesit e Zotit në tokë nuk e mbrojnë më këtë rend, sepse nuk duan të prishin marrëdhënien me pushtetin që u garanton komoditetin.
Ata nuk janë më rojtarë të shpirtit, por roje të heshtura të privilegjeve.
Dhe ky është degradimi më i madh moral që mund t’i ndodhë një feje:
Kur ajo nuk lufton më për njeriun, por për favore.
Kur ajo nuk është më udhërrëfyes, por dekor për pushtetin.
Kur ajo nuk e ndjen më shenjtërinë e jetës, por llogarit sa kushte i siguron buxheti i shtetit.

Në këtë heshtje, feja shqiptare po bëhet një teatër ku predikohet Zoti, por adhurohet Rama.
Një strukturë e kalbur që ka harruar se misioni i saj është të mbrojë shpirtin nga djalli, jo të bashkëpunojë me të.
Nëse këta “udhëheqës shpirtërorë” do të kishin pak ndershmëri, sot do të dilnin e të thoshin se ky ligj është i rrezikshëm, i pamoralshëm, antinjerëzor, sepse guxon të ndërhyjë në natyrën e krijimit.
Por ata zgjedhin heshtjen sepse në heshtje ruhet pushteti, dhe në heshtje vdes shpirti.

Kështu, feja në Shqipëri nuk është më institucion shpëtimi, por fasadë që mbulon kolapsin moral të një vendi që ka humbur Zotin, dhe në vend të Tij ka vendosur njeriun që e quan veten “lider”.
Në këtë pikë, nuk është më e drejtë të thuash se komunitetet fetare janë të dobëta.
Jo. Ato janë të kalbura.
Janë bërë pjesë e një regjimi që do të shkatërrojë çdo gjë të shenjtë, përfshirë edhe fëmijën – krijesën më të pastër që sot rrezikon të zhvishet nga vetë identiteti i tijë.

Në këtë kuptim, feja shqiptare nuk është më gardiane e shpirtit.
Është bashkëfajtore në vrasjen e tij.
Dhe kjo është më e rëndë se çdo mëkat:
Të kesh njohur Zotin, por të heshtësh kur dhunohet krijimi i Tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat