REPLIKE ME Dr ERION DASHO NË PËRGJIGJE TË KOMENTIT TË TIJ NË MBROJTJE TË FLORJAN HAÇKAJT!
I nderuar Dr Dasho!
Domethënë ju aplikimin për pasaportë dhe marrjen e saj në mënyrë të PALIGJSHME duke qenë i bindur dhe i vetëdijshëm që nuk kishte shtetësi pasi e kishte dorezuar atë me kerkesen e tij ne vitin 2012 ju nuk e quani vepër penale bile jeni i bindur për këtë!?
Bile më kerkoni mua të mos ja përmend!
I dashur Erion!
Pasporta e tij e paligjshme banale në dukje është çelësi i artë që të çon tek mbeshtetja e tij politike dhe përdorimi i shpifur që rregjimi i ka bërë atij për të realizuar diversion opozitar dhe nxjerrë në llogore skalionin e ri të “mjaftistëve politikë”!
Në pamje të parë duket që nxjerrja e një pasaporte siç e ka nxjerrë Haçkaj është një banalitet në vorbullen e krimeve që kryhen në Shqipëri!
Sigurisht që Haçkaj as nuk ka vjedhur miliona e as nuk ka vrarë njeri.
Dhe ju si pak të tjerë e dini fort mirë që unë nuk kam asgjë personale me Florin!
Por ta shohësh në retrospektivë janë shumë “rastësi” që kur i bën bashkë të trondisin.
- rastësisht Florjan Haçkaj merr pasaportë shqiptare pa patur shtetësi,
- rastësisht Florjan Haçkaj bëhet krejt papritur ‘Ambasador i Kombit’ titull të cilin jo vetëm e pranon por edhe e publikon. Të mos harrojmë ishte viti 2019!
- rastësisht administrata e KM as nuk shqetësohet e as nuk e verifikon se ky njeri ka pasaportë në shkelje të ligjit.
- rastësisht promovimin e parë Florjan Haçkajt ja bën Report TV e Karlo Bolinos!
- krejt rastësisht Florjan Haçkaj do bëhet i preferuari i Lulzim Bashës
- rastësisht Flor Haçkaj themelon Diasporën për Shqipërinë e Lirë ku shumica prej themeluesve ishin anti-berishistë urrejtës deri në ekstrem të Doktorit si Besa Sharrah dhe vajza e Mithat Havarit!
- rastësisht Flor Haçkaj bën padi në Kushtetuese dhe vërtet rastësisht Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë!
Sa vendime ka dhënë Gjykata Kushtetuese nga viti 2013 e ketej kundër qeverisë, Erion?
Me siguri fitorja e Haçkajt dhe organizatës së tij të regjistruar jashtë vendit pra, jashtë juridiksionit të gjykatave dhe sistemit gjyqësor shqiptar është krejt e rastësishme! - rastësi ishte votimi me dokumenta të paligjshme dhe pa të drejtë vote e Haçkajt me 25 Prill 2021.
- krejt e rastësishme ishte heshtja e administratës të Gjykatës Kushtetuese kur konstatoi se presidenti i DPSHL mbante pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme dhe nuk ishte shtetas shqiptar por u mjaftua vetem me terheqjen e saj dhe fshirjen e emrit nga gjendja civile dhe regjistri elektoral!
Haçkaj jo vetëm që nuk u ndje fajtor për shkeljen që kishte bërë por u hodh në sulm duke akuzuar “regjimin” për “persekutimin” që po i bënte dhe ketë e thotë në emisionin më të ndjekur politik atë të Adi Krastês dhe e përserit këtë në disa media të tjera. - krejt rastësisht Florjan Haçkaj pozon me Erion Veliajn, Lindita Nikollën, Ilirjan Celibashin bile e thekson se ne jemi ndryshe e duhet të jemi konstruktivë!
- krejt rastësisht Florjan Haçkaj merr pjesë në New York në përurimin e Rrugës ‘Skenderbej’ përurim që e bën Erion Veliaj!
- krejt rastësisht Florjan Haçkajt i hapet çdo dritare mediatike nga e majta në të djathtê!
Si mund të ndodhte ndryshe për një çun që i ngjason kaq shume Erjon Veliajt në buzeqeshje, fallsitet, hipokrizi dhe ligjërim publik!? - krejt rastësisht parlamenti i Shqipërisë miraton votimin e votës së diasporës me postë egzaktësisht siç e kërkonte Haçkaj dhe organizata e tij.
Rezultatet e kësaj vote i dini tashmë apo jo Erion? - rastësisht pa asnjë mandat ligjor apo vote Haçkaj dhe DPSHL-istet bëhen pjese e tryezave të KQZ-se!
Kjo është “rastesi” pêr të vënë duart në kokë! - Dhe tani krejt RASTËSISHT Flor Haçkaj na sugjerohet kandidat pêr Kryetar Bashkie të Tiranës se domosdo është çun flori!
Për fund i nderuar koleg unë nuk do resht deri sa ai ta sqarojë çeshtjen e pasaportës me themel sepse nuk është aq e thjeshte dhe banale sa duket.
Ju përshëndes 👋
Milaim Nela




