15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeRajonGOZHDOHET ALBIN KURTI:

GOZHDOHET ALBIN KURTI:

Reagime të ashpra nga opozita në Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, veprime këto të cilat, sipas SHBA-së, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta”.

Tre liderët e partive të deritashme opozitare, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, mësohet se u ftuan në mbrëmjen e së premtes nga ambasada amerikane në Prishtinë në takime të ndara dhe larg syrit të mediave. Nuk u tha se çfarë është biseduar në takim me të ngarkuarën në ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Por liderët e opozitës së deritashme menjëherë pas vendimit të SHBA-së, kritikuan ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

PDK: Veprime të papërgjegjshme të qeverisë
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se “ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti”. “Sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, SHBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. “

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se “pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën është momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve”. “Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.”

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se “Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”. “Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi,”

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat