14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionSoros përmes Altin Hazizajt fsheh Axhendën e Shpopullimit, sepse pas Axhendës së...

Soros përmes Altin Hazizajt fsheh Axhendën e Shpopullimit, sepse pas Axhendës së Shpopullimit qëndron vetë Soros që financon Altin Hazizajn me projektet për Axhendën LGBTQ

Altin Hazizajn me projektet për Axhendën LGBTQ

Ditën e sotme Altin Hazizaj me shoqatën e tij që merret me Axhendën e De-Genderizimit të fëmijëve përmes projekteve të Soros ka publikuar një raport ku sipas tyre ka rënie të popullsisë në vend për shkak të “emigrimit” të të rinjve. Në fakt Hazizaj dhe Hazizajt e tjerë të Soros (si Arlind Qorri tre vite më parë) këtë kanë togfjalësh “emigrimin” jo sepse nuk e dinë që në Shqipëri ka një Axhendë të pastër për Shpopullimin dhe Dëbimin e Shqiptarëve nga vendi por sepse kanë frikë nga togfjalëshi “axhendë” sepse pas kësaj fjale shtrohet pyetja:
Kush është pas kësaj Axhende për Shpopullimin dhe Dëbimin e Shqiptarëve?

Personalisht më ka ardhur në majë të hundës me këtë narrativën Sorosiane jo sepse përsëritet prej kohësh tashmë por sepse këta kanë marrë kontrollin e narrativës ME LIÇENSË NGA RAMA.
Kujtoj këtu që Rama përmes Armela Krasniqit të AMA-s i dha liçensën për kontrollin e TikTok Altin Hazizajt në emër “të diskriminimit” dhe “gjuhës së urrejtjes” por e vërteta është se kontrolli (që ende e ka) Altin Hazizaj në TikTok është edhe për narrativen politike në vend ku ata që thonë se në Shqipëri ka një Axhendë Shpopullimi errësohen në audiencë, për të mos llogaritur Faktojen e Soros në platformat Meta (Facebook, Instagram dhe Threads).

Duke llogaritur edhe faktin Soros përmes Andi Dobrushit nuk lejon në asnjë banak televiziv të thuhet se në Shqipëri ka një Axhendë Shpopullimi dhe për Dëbimin e Shqiptarëve nga vendi.

Edhe përse ka vite tashmë që thuhet se ka një Axhendë për Shpopullimin e Shqipërisë, regjia qëndrore ka direktivën e qartë, atë të mbulimit të faktit se në Shqipëri ka një Axhendë Shpopullimi edhe pas kësaj axhende QËNDRON SOROS.

Nga Andrea Bregu

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat