14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeAktualitetTymë e flakë në pyje, spektakël i kryeministrit në rrjetet sociale.. 😰

Tymë e flakë në pyje, spektakël i kryeministrit në rrjetet sociale.. 😰

Pashë lajmet e mesditës e më habiti fakti që kryeministri i vendit ishte katandisur me keq se një piroman i kapur në flagrancë.

Në shqiptarët përdorin një proverbe
“Kur nuk ke çfarë ti bësh gomarit , godet samarin”..
Ja të tillë e pashë sot në atë postim në rrjete sociale kryeministrin Edi Rama, ku na quante ne kritikëve të situatës, “PIROMAN verbalë” ..

Kur një situatë është e rëndë, siç janë zjarret masive që kanë e po shkatërrojnë pyje, ullishte, bageti dhe pasuri të tëra, kur mungojnë masat parandaluese dhe dëmet janë dramatike, është më e lehtë për pushtetin e Edi Rames të krijojë një armik imagjinar, sesa të pranojë dështimin. Dhe ky armik gjendet lehtë ,zoteria perballet me komentuesit në rrjete sociale, për të zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës. .. Sa turp ..ne çfarë niveli e ul figurën e kryeministrit… .

Edi Rama ka ndërtuar një model qeverisjeje që mbështetet mbi imazhin personal dhe jo institucionalisht . Dhe në vend të një komunikimi institucional, nepermjet ministrive përkatëse , me raportime, plane konkrete dhe transparencë për situatën, ai zgjedh përplasjen direkte me qytetarët, duke treguar e na bindur se me të vërtetë ai është i pa përfshirë fare në situatën reale e katastrofike që po kalon vendi..

T’i quash komentuesit “piromanë verbalë” është një mënyrë për t’u fshehur pas gishtit. Në fakt, komentuesit dhe kritikët janë pasqyra e revoltës popullore , zëri i atyre që ndihen të pambrojtur përballë një katastrofe të menaxhuar keq. .

Prandaj, pyetja është e thjeshtë.. Çfarë pune ka kryeministri me komentuesit?
Asnjë, përveçse t’i dëgjojë. Detyra e tij është të menaxhojë krizën, të koordinojë strukturat, të sigurojë transparencë. Jo të humbasë kohë me replika që e kthejnë një tragjedi kombëtare në një spektakël idiotesie
Turp që kam vazhduar ti besojë e të votojë një personazh kaq të pa përgjegjshëm…

Rifat Kullolli

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat