19.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeSocialeA jemi ende njerëz..??

A jemi ende njerëz..??

Jetoj prej 25 vitesh në Itali , një vend që tashmë është bërë shtëpia ime e dytë. Këtu kam ndërtuar jetën, kujtimet, rrugëtimin tim. Dhe këtë verë si çdo njeri që ka nevojë për pak qetësi, vendosa t’i bëj pushimet këtu, në po këtë vend që më është bërë edhe atdhe edhe strehë.
Jam shumë e lumtur, sepse jam me familjen time, me ata që i dua më shumë në botë. Çdo moment me ta është një dhuratë. Dhe në mes të kësaj qetësie, në një ditë të bukur pranë detit, në Shallzon më erdhën shumë mendime në kokë.
Shikoja njerëzit përreth… por nuk shikoja sy që takoheshin. Të gjithë në telefona. Në plazh, në restorante, në kafe. Askush nuk fliste. Çdo tryezë dukej si një botë më vete, ku njeriu ishte prezent fizikisht, por larg me shpirt.
Edhe kur shkuam në restorant, të gjithë me celular në dorë edhe duke ngrënë. Mendova me vete:
“O Zot, çfarë kohe ka ardhur? A jemi ende njerëz, apo jemi bërë hije të vetes sonë?
Më pushtoi një mall për bisedat e thjeshta, për ato netët kur rrinim me orë e flisnim, qeshnim, ndanim kujtime. Për ato ditë kur një përqafim vlente më shumë se një “like”, dhe një “si je? i sinqertë kishte peshë më të madhe se çdo status.
Ku humbi ngrohtësia?
Pse kaq shumë xhelozi mes njerëzve sot?
Pse e kemi lënë teknologjinë të na ndajë në vend që të na afrojë?
Ndoshta sepse harrojmë se jeta është këtu tani , jo në ekran.
Por unë ende besoj. Besoj se ne mund të zgjedhim të jemi më të pranishëm, më të dashur, më njerëzorë.
Nuk dua ta harroj të flas, të dëgjoj, të shikoj në sy. Dua të jetoj , jo thjesht të ekzistoj.
Sepse në fund, ajo që na bën njerëz nuk janë fotot e bukura, por zemra, fjalët, prania.
Ju përshëndes përzemërsisht dhe pushime te mbara familjarisht miqtë e mij te pakët në numër por te mrekullueshëm në komunikimin brillant


Por unë ende besoj. Besoj se ne mund të zgjedhim të jemi më të pranishëm, më të dashur, më njerëzorë.
Nuk dua ta harroj të flas, të dëgjoj, të shikoj në sy. Dua të jetoj , jo thjesht të ekzistoj.
Sepse në fund, ajo që na bën njerëz nuk janë fotot e bukura, por zemra, fjalët, prania.
Ju përshëndes përzemërsisht dhe pushime te mbara familjarisht miqtë e mij te pakët në numër por te mrekullueshëm në komunikimin brillant

Sind wir noch Menschen?

Ich lebe seit 25 Jahren in Italien, einem Ort, der bereits zu meiner zweiten Heimat geworden ist. Hier habe ich mein Leben, meine Erinnerungen, meine Reise aufgebaut. Und diesen Sommer beschloss ich, wie jeder, der ein wenig Ruhe braucht, meinen Urlaub hier zu verbringen, an diesem Ort, der sowohl meine Heimat als auch mein Zufluchtsort geworden ist.
Ich bin sehr glücklich, weil ich bei meiner Familie bin, bei den Menschen, die ich am meisten liebe. Jeder Moment mit ihnen ist ein Geschenk. Und inmitten dieser Ruhe, an einem wunderschönen Tag am Meer in Shallzon, kamen mir viele Gedanken.
Ich sah die Menschen um mich herum an … aber ich sah keinen Blick, der sich traf. Alle telefonierten. Am Strand, in Restaurants, in Cafés. Niemand sprach. Jeder Tisch schien eine eigene Welt zu sein, in der die Person körperlich anwesend, aber geistig weit weg war.
Selbst als wir ins Restaurant gingen, hatten alle ihre Handys in der Hand und aßen. Ich dachte mir:
„Oh Gott, was ist das für eine Zeit? Sind wir noch Menschen oder nur noch Schatten unserer selbst?“
Mich überkam die Sehnsucht nach einfachen Gesprächen, nach jenen Abenden, an denen wir stundenlang redeten, lachten und Erinnerungen austauschten. Nach jenen Tagen, an denen eine Umarmung mehr wert war als ein „Like“ und ein aufrichtiges „Wie geht es dir?“ mehr Gewicht hatte als jeder Status.
Wo ist die Wärme geblieben?
Warum gibt es heute so viel Eifersucht zwischen Menschen?
Warum haben wir zugelassen, dass uns die Technologie trennt, anstatt uns einander näherzubringen?
Vielleicht, weil wir vergessen, dass das Leben hier und jetzt stattfindet und nicht auf einem Bildschirm.
Aber ich glaube immer noch daran. Ich glaube, dass wir uns entscheiden können, präsenter, liebevoller und menschlicher zu sein.
Ich möchte nicht vergessen zu sprechen, zuzuhören, in die Augen zu schauen. Ich möchte leben, nicht nur existieren.
Denn letztendlich sind es nicht schöne Fotos, die uns menschlich machen, sondern das Herz, die Worte, die Präsenz.
Ich grüße euch herzlich und wünsche euch schöne Familienfeiertage, meine wenigen, aber wunderbaren Freunde mit der brillanten Kommunikation.

Vera Gjonaj

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat