🔥 Mos e nxirr, se të fëtosh! Mjerë ai që sot ka edhe nevojë fiziologjike, edhe hormone funksionale!
Një shkrim që nuk e fsheh as gjuhën, as nervin.
Redaksia: WINDOW.AL
Kujdes!
Nëse je mashkull, mos guxo ta nxjerrësh!
Jo për ndonjë akt pervers. Jo për ndonjë shpërthim instinkti. Jo për ndonjë qejf kafshëror.
As për të bërë shurrë, o idiot me kromozome të gabuara sipas mendjes së këtij sistemi.
Sepse po e nxorre – qoftë edhe për të zbrazur fshikëzën e mbushur pas dy shisheve ujë – mund të arrestohesh.
Për “ngacmim seksual publik”, për “ekspozim të organit seksual në vend publik”, për “veprim të dyshimtë me prirje seksuale”.
Po ti ke vetëm hallin e shurrës, jo të seksit, jo të epshit, jo të epshndezjes…
Por s’ka rëndësi! Sepse penisi jot është tashmë armë, provat janë faji, e nevoja është krim.
Ti, burrë, nuk je më njeri.
Je eksponat i një gjykimi të përhershëm.
Je subjekt i etiketimeve, dyshimeve, paragjykimeve.
Je prani e rrezikshme, edhe kur nuk flet, edhe kur nuk prek, edhe kur nuk sheh, edhe kur thjesht… ekziston.
Sepse një sistem që nuk arrin të dallojë mes aktit seksual dhe nevojës biologjike, mes dëshirës njerëzore dhe dhunës, ka çmendur totalisht.
Po gratë, thua?
Ah, mos i prek gratë!
Mos i fol.
Mos i shiko.
Mos i përshëndet.
Mos u buzëqesh.
Sepse gjithçka është ngacmim.
Ti je në një botë ku një grua mund të dalë me buzët e fryra si salçiçe, me cicat jashtë si topa basketbolli, me bythën si jastëk ortopedik – dhe ta quajë këtë “liri”.
Por ti, po guxove të kthesh kokën, bam – “objektivizim seksual”, “kulturë përdhunimi”, “trazim emocional gjinor”.
Po çfarë bote është kjo, ku ajo ka të drejtë të ta ngulë në sy seksualitetin, por ti nuk ke të drejtë ta ndjesh?
Ku ajo ka të drejtë të jetë bombë seksuale 24/7, por ti je kriminel po t’i thuash “të ka hije”?!
Ky nuk është barazi gjinore.
Ky është grusht shtet mbi natyrën njerëzore.
Është një lloj diktature emocionale ku burrat janë fajtorë për ekzistencën e tyre, dhe gratë janë viktima të përjetshme të imagjinuara.
Ky është një sistem që s’po mbron më askënd nga dhuna – përkundrazi, po dhunon të vërtetën, po përdhunon logjikën.
Po seksi?
Ta themi troç:
Në këtë vend, seksualiteti është bërë krim nëse je mashkull dhe mall shitjeje nëse je femër.
Nëse një burrë ka dëshirë për seks, është kërcënim, rrugaç, pervers, përdhunues potencial.
Nëse një grua ekspozon gjithçka, me buzët si pompa gomari dhe bythë të silikonizuara që tundin rjetin – është ikona e emancipimit.
Çfarë katandisje është kjo?
Seksi është instinkt. Seksualiteti është natyrë. Nuk kriminalizohet biologjia, nuk përzihet kodi penal me hormonet!
Ndaj, kujdes!
Kujdes ti që do të bësh seks me gruan tënde – jo një herë, por dy herë rresht.
E para është marrëveshje, e dyta mund të jetë “presion emocional”.
Kujdes ti që i the një vajze në WhatsApp “bëhesh yll me atë fustan”. Po deshi, të fal. Po s’i pëlqeve, je ngacmues.
Kujdes ti që po sheh një video në TikTok ku një vajzë zhvishet me slow-motion. Ajo ka të drejtë të jetë lakuriq, por ti nuk ke të drejtë të ekzistosh seksualisht.
Ky është çmenduri, jo drejtësi.
Ky është represion i njëanshëm, një inkuizicion gjinor, një gjueti burrash të quajtur kriminelë para se të bëjnë ndonjë krim.
Drejtësia s’është më vlerë, është instrument selektiv.
Kodi Penal nuk është më mbrojtës i të pambrojturve – është makinë dhune psikologjike ndaj mashkullit të zakonshëm.
Në fund fare?
Mos e nxirr! Jo për seks, as për shurrë, as për fjalë, as për dëshirë.
Mos e nxirr gjuhën, zemrën, ndjesinë, epshin, fantazinë, lirshmërinë.
Sepse do ta paguash si fajtor, në një botë ku seksualiteti është lejuar vetëm si marketing, por jo si nevojë njerëzore.




