14.4 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomePolitikëMirdita: Vlerat Jane Amanet

Mirdita: Vlerat Jane Amanet

Të nderuar qytetarë të Mirditës,

Dua të shpreh qëndrimin tim në lidhje me zhvillimet e fundit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, jo si përfaqësues i një force të caktuar politike, por si përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Mirditës, pa dallime politike apo partiake.
Këshilli Bashkiak nuk është pronë e një partie apo grupi, por një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve.

Duke parë “seriozitetin”, “paanshmërinë” dhe “profesionalizmin” e disa aktorëve politikë e mediatike që duket sikur “çdo gjë që fluturon mendojnë se hahet”, ndiej nevojën të sqaroj qëndrimin tim për të shmangur çdo keqkuptim apo spekulim dashakeq.

Detyra ime është të monitoroj dhe kontrolloj çdo veprim të Bashkisë Mirditë në funksion të interesit publik. Për këtë, më duhet bashkëpunimi dhe mbështetja juaj, të nderuar qytetarë. Ju më keni besuar këtë mandat dhe unë kam detyrimin që t’ju përfaqësoj me ndershmëri dhe përgjegjësi.

Do të votoj pro apo kundër në çdo vendimmarrje, sipas ligjit dhe sipas asaj që është më e mira për komunitetin, pavarësisht dëshirave, klaneve apo interesave personale që shpesh fshihen pas flamujve politikë.

E sidomos kur egoja e shfrenuar e lidershipit te bashkise dëshiron t’i emertoi rrugët e Mirdites me emra farefisnor duke e trajtuar Mirditen si aset familjarë.
Kjo ishte nje nga ato rastet kur shihet qartë interesi personal apo “shitja “ sic kam degjuar dhe prandaj nuk u bera pjese e saj .
Nuk do ndodhi kurrë!
Ka akoma kohë për këtë, për ta vërtetuar .

Gjithashtu, nuk do të hezitoj të paraqes dhe mbështes çdo propozim që përputhet me vizionin dhe prioritetet që Partia Socialiste ka vendosur për zhvillimin e Shqipërisë dhe të Mirditës në mënyrë të qëndrueshme dhe të ndershme.

Mirdita është e qytetarëve. Ju jeni sovrani dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër çfarë është në të mirën e vendit tonë.

Unë nuk do të bëj kurrë Mesinë e Mirditës e Mirditorëve, siç për fat të keq po ndodh shpesh nga lidershipi aktual i bashkisë.
Nuk do të jem as ai që bën fajtorin në mes të të tjerëve, siç po ndodh rëndom në arenën politike ku po jetojmë të gjithë bashkë.

Ndaj do te qëndroj aty, në cdo here qe gjykoj për të qënë e tillë , pa bere politikë mbi emra ,ngjarje apo situata .
Vizioni dhe përgjegjshmeria i dallon të gjithë.

Sot, më shumë se kurrë, është koha të ndërtojmë ura me qytetarët. Unë jam e bindur se ata do të dinë ta ndërtojnë me vullnet dhe mençuri bregun në anën tjetër.

Por dua te shoh si fillim shtëpinë time.

🟥 Ka ardhur momenti për të thënë ca të vërteta – sado që dhemb!

Prej kohësh, në përditshmërinë tonë, në kafenetë ku takohemi të gjithë, kemi përsëritur një fjali: “Nuk mban më uji pilafi!” Dhe sot, po vendos ta them me zë të plotë, pa doreza.

Unë jam rritur dhe kam investuar vite në Partinë Socialiste të Shqipërisë — një forcë politike të madhe, progresiste, që e kam dashur, e dua , dhe vazhdoj ta besoj thellësisht.

Jam bashkuar me këtë familje për barazi, meritokraci dhe organizim, për të ndërtuar një Shqipëri që i përket realisht Europës, jo vetëm në fjalë, por në çdo vlerë dhe standard.

📍 Por dua t’i drejtohem sot posaçërisht socialistëve të Mirditës.
Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në të paktën 3 palë zgjedhje të fundit për të cilat edhe une kam qënë prezent.
E dimë se kemi ngecur në një ngerç, të cilin nuk po arrijmë ta kalojmë.

Nuk po bëj këtë shkrim për të bërë analiza politike – edhe pse do mundesha ta bëja gjatë – por për të dhënë një thirrje për bashkim më solid për sfidat e radhes që na presin.

Ne kemi mes nesh njerëz me vite kontributi në këtë forcë politike, që e njohin mirë edhe rrugën, edhe plagët. Kemi edhe të rinj plot energji, që duan të japin më të mirën, por ndihen të përplasur në sistemin aktual që po i mbyt, në vend që t’i fuqizojë.

🤝 Nuk mund të vazhdojmë më duke bërë “sikur”. Nuk mund të drejtojmë më gishta ndaj njëri-tjetrit: “ky bën, ai nuk bën…” Sistemi i vlerave ka rënë. Dhe bashkë me të, ka humbur dhe ndjeshmëria për shokun që kemi pasur krah në çdo betejë.

Ky është ngerçi ynë i vërtetë. Dhe ai do të na rrëzojë, nëse nuk përballemi me të siç duhet.

🧭 Është koha të shohim njëri-tjetrin në sy – pa fasada, pa mimika false, pa pulitje sysh që fshehin të vërtetën. Nuk ka “tradhtarë” kur ka një sistem të rrënuar, të pakten këtë na diktojnë rezultatet.
Por duhet ta pranojmë që kemi nevojë për një rivendosje nga e para, për një garanci të standardit, dhe për një dorë që di si të ngrejë lart vlerat që na bashkuan dikur.

Ne jemi partia e njerëzve të zakonshëm, me zemër të madhe, që s’kemi kërkuar shumë — vetëm respekt, dinjitet dhe një vend në tryezë, ku vendimet të merren me drejtësi.

🙏 Sot, si fillim, duhet t’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk i kemi dëgjuar. Dhe duhet t’i falënderojmë, sepse janë ende këtu. Me gjithë zhgënjimin. Me gjithë luftën.

Dua të ndaj me ju një gjë që kam vënë re prej 33 vitesh për Partinë Socialiste:

Kur PS hyn në fushatë me zemër të bashkuar, me besim dhe sinqeritet, fiton.
Kur ka dyshime, përçarje dhe pakënaqësi ndaj kandidatëve,
rezultatet nuk janë ato që duam.

Nuk është çështje vetëm e kundërshtarit, por e mënyrës se si ne i afrohemi sfidave.

Suksesi vjen nga bashkimi ynë, nga mbështetja që i japim njëri-tjetrit dhe nga dëshira për të bërë më të mirën për njerëzit.

#Mirdita
#VleratJaneAmanet

Marjana Prenga

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat