16 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinion"Task Forca" e Dumanit strukturë patronazhiste…

“Task Forca” e Dumanit strukturë patronazhiste…

Në parantezë:
Nuk jam dakort me inflacionin e epiteteve për Altinin. I mjafton vetëm NJË. Në fund e gjeni…

“Kallzime për krime elektorale ka por…pa prova”, deklaron kreu i SPAK 4-5 ditë më parë.

Ndërkohë rezulton se:
-Nuk regjistroi me inisiativë asnjë çeshtje që përbënte direkt apo indirekt krim zgjedhor;

-Nuk arrestoi askënd në flagrancë, megjithëse subjektet zgjedhore, medjat dhe rrjetet sociale jepnin gjithnjë raste të ndërhyrjes kriminale në procesin zgjedhor.

-Kriminelët elektoral, patronazhistët e trafikantët vepronin hapur, pa patur frikë se “Task Forca” e Dumanit mund ti arrestonte.

-“Task Forca”, në vend se të kryente detyrën që kishte, u kthye në një “Task Sigurie” për keqbërësit elektoral duke na kujtuar KÇK-në e para 2021-it të policisë së Ramës, që përndoqi problematikët e pasurive të pajustifikueshme, me qëllimin e vetëm për ti angazhuar në vjedhjen dhe shitblerjen e votës.

-Deklarata skandaloze e Dumanit “kishte kallzime por pa prova” e pozicionon atë patronazhistin e nivelit më të lartë të këtyre zgjedhjeve.

Sepse:

  1. Për të, nuk kishte prova për punësimet në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, ishte e pamundur të verifikohej;
  2. Për faljen e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve, nuk kishte prova;
  3. Për “bonusin” e pensionistëve 10 ditë para zgjedhjeve, nuk kishte prova;
  4. Për shpërndarjen e materialeve zgjedhore (zarfat me fletvotime) për emigrantët nga Posta Shqiptare që administrohet nga qeveria, nuk kishte prova?
  5. Për 450 lejet e ndërtimit në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të dhëna me firmën e Ramës, nuk kishte mundësi të gjente prova se, kujt ju dhanë dhe për kë punuan në fushatë përfituesit e tyre;
  6. Atë “zyrën elektorale” të miut të gjirizit socialist 35 vjeçar Erjon Braçe pranë qendrës së votimit ditën e zgjedhjeve mu në mes të Tiranës dhe patronazhistët elektoralë që iknin me çanta në shpinë me materiale e lek zgjedhor, nuk i shikonte Task Forca live në medja;
  7. Në kutitë e votimit më shumë fletë votimi se zgjedhës që dolën gjatë numrimit, nuk përbënin provë të krimit elektoral;
  8. Patronazhistët që prisnin e përcillnin në qëndrën e votimit zgjedhësit, dhe që jepnin e merrnin fletë votimi “tren bullgar”, nuk i ka parë “Task Coftina” dhe nuk përbëjnë provë;
  9. Investimet në asfaltin elektoral 6 muajt e fundit , nuk kishte mundësi ti zbulonte se nuk ishin përtokë;
  10. Atë gangon e Vorës që ditën e votimit kontrollonte votuesit dhe kërcënonte drejtues të PD-së live në medja, “prano humbjen”, nuk e ka parë Task Forca;
  11. Super kandidatët anonimë në Elbasan e Durrës, që përlanë më shumë se çdo kandidat tjetër vota, nuk i thotë gjë “Task Forcës”;
  12. Punonjësit e administratës që u lëshuan si zagarët për gjah në emigracion dhe blenë e fallsifikuan vota duke mos i dërguar te zgjedhësi zarfat, e se sa qëndruan, ku qëndruan, me çfar u morën, a u paguan për ditët që nuk kanë qënë në punë, nuk kishte mundësi Task Forca të siguronte prova. I donte prej kallzuesit Dumani!!!…
  13. Presioni ndaj biznesit me takime publike të ministrave duke u shpërndarë formularë për regjistrim të emigrantëve, nuk përbëjnë provë për “Task Ramën”..

…etj, etj.

Ja pse deklarata skandaloze e Dumanit është jo vetëm fyerje, tallje, përçmim dhe mashtrim i shqiptarve, por edhe implikim i rëndë i kësaj strukture në zgjedhjet e 11 Majit.

Përndryshe, të na thotë me shembuj, çfar ka bërë “Task Forca” në muajin e fushatës zgjedhore, cili është rezultati i saj? As deri te konstatimet dhe denoncimet e OSBE-ODHIR nuk mbrriti puna saj? Atëhere përse u krijua si strukturë, për hisyve shqiptarve?

Të mos e kishte ngritur këtë “Task Turpin” për të “parandaluar e hetuar” krimin elektoral, Dumani do ishte më i besuar për përrallën “ka kallzime por nuk i kanë shoqëruar me prova”.

Ka një provë të rëndësishme para shqiptarve, keqpërdorjen e kësaj strukture për hisyve dhe për të mbrritë te kjo deklarata e turpshme.

Por…fundi i keqpërdorjes? Pasi i mbarohet lëngu, dihet çfar e gjenë “limonin” Altin Rama.

Avukat Ndre Molla

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat