14.4 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionKodi penal ose diktatura botërore që duan të sjellin!

Kodi penal ose diktatura botërore që duan të sjellin!

Këto ditë Ministria e Drejtësisë po rishkruan një Kod të ri Penal. Kodi aktual ka kaluar më 1995 dhe ka pasur 365 nene ndërsa sot ai ka 600 nene. Sigurisht nevojat për përmirësimin e tij vazhdimisht kanë egzistuar e do të egzistojnë por kusht në një sistem lirish e barazish kushtetuese duhet të jenë mbrojtja e lirive themelore të njeriut si e drejta për t’u shprehur lirshëm, e drejta e besimit, e drejta për të lëvizur, etj.
Kur zëvendëspresidenti amerikan në detyrë J.D.Vans erdhi për herë në Evropë ai i akuzoi evropianët dhe britanikët se ata ishin armiqtë e vetvetes sepse po e kthenin BE në një bashkim politik represiv dhe autoritarist. Evropa, qendra e Kabalës po bën hapa mbrapa në fuqinë e saj ekonomike, politike, ushtarake dhe si një shtet distopian.
Pikësëpari duhet të ripërsërit faktin që E.Rama është një udhëheqës i mbështetur prej tyre për të kontrolluar shqiptarët dhe jo për të mbrojtur interesat e tyre në Rendin e Ri Botëror që po krijohet. Ai kërkon që shqiptarët të vihen nën sundimin brutal të disa qarqeve kristiano-sioniste. Në këtë Kod të ri Penal që kërkon të kalojë ai synon të bëjë terror mbi lirinë e të shprehurit duke i quajtur shumë veprime të tilla si akt terrorist. Po çfarë është një akt terrorist?
“Terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo nga një shtet. Terrorizmi përdoret për të ngjallur te njerëzit një ndjenjë frike e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto akte kane dy shënjestra, popullsinë ose dikasteret e rëndësishme të një shteti.” Kryesisht këtu synohen dy kategori: ata që propagandojnë ide kritike kundër narrativës zyrtare në konfliktet botërore, vendimeve mbështetëse të qeverisë në këto konflikte sidomos në fushën e synuar të rekrutimit të ushtarëve (neni 235, 245, etj) dhe, së dyti, kundër atyre që flasin kundër vendimeve të qeverisë në raste p(l)andemish (neni 446). Këto dy shqetësime të Kabalës ja kanë dhënë Ramës dhe ai po i materjalizon në nene represive antikushtetuese. Kjo tregon se bota ende vazhdon të zhytet në në axhendën 21 të depopullimit dhe kontrollit orwellian. Ndodhemi para një rreziku lufte mes BE dhe Rusisë e orkestruar nga një dorë ku terrori është i zi dhe viktimat janë të bardhët. Ndodhemi gjithashtu para një P(l)andemie të re pas 1,5 apo 2 vjetësh. Unë nuk jam një sibilë pesimiste dhe as një kasandër por një realist që me sa duket përpiqem dhe mund t’i lidh me përafërsi të madhe pikat e aktualitetit sepse di fundin e lojës 10-14 vjeçare që ka nisur. Në kuadër të kësaj axhende ne po sinkronizohemi me diktaturën botërore dhe të BE nëpërmjet smart city dhe kamerave dixhitale inteligjente për survejim maksimal të çdo individi nëpërmjet fytyrës dhe syve; goditjen e biznesit të mesëm dhe prodhimit blegtoral e bujqësor me taksa, tatime të larta në fillim të vitit tjetër, me sjellje të ashpra ndaj mosdeklarimit të pasurive dhe kundër krimit të organizuar, ekonomisë informale, korrupsionit mqqë të gjithë të mësohen me pak. Shtetëzimi i banesave dhe tokave të emigrantëve që nuk banohen e nuk punohen janë ecje drejt sloganit të Klaus Schvab, Ju nuk dobtë zotëroni asgjë por do të jetoni të lumtur. Më keq se në komunizëm, pra. Më pas shteti do t’i marrë dhe gjithë pasuritë e tjera nën kontrollin e tij, nëse nuk reagojmë. Këto veprime po bëhen pak nga pak duke na trajtuar si bretkosa në tenxheren që nxehet dalëngadalë dhe ku bretkosa përshtatet deri sa vlon e ngordh.
Në fillim të vitit tjetër bankat e nivelit të dytë mund të eliminohen nga një crash rryme elektrike dhe interneti dhe do shkatërrohet baza e të dhënave. Eksperimenti u bë së fundmi në Spanjë për 36 orë. Pas kësaj do krijohet monedha dixhitale qeveritare CBDS me pronar bankën qendrore të shtetit dhe BQE-në. Portofoli ynë elektronik nuk zotërohet nga ne nëse sjellja jonë do të jetë e papërshtatshme me qëndrimin zyrtar të Kabalës. Gjatë këtyre 5 vjetëve do synohet tmerrimi i popujve. Gaza është modeli që ata duan të krijojnë mbi shumë territore të botës duke përdorur të gjitha llojet e armëve deri tek ato taktiket bërthamore, duke i hedhur të gjithë kundër të gjithëve. Dobketë si në Gaza kriza urie. Gjatë luftës, në disa vende ku do të ketë një lloj paqeje, si Shqipëria, do kërkohen ushtarë, do hidhet plandemi. Në këtë kohë, nëpërmjet antenave 5G do goditen me frekuenca të larta herë një zonë e herë një tjetër ku ata që do vuajnë më shumë janë të vraksinuarit më 2022-’23. Pas kësaj do thonë duhet mikroçip që të dallojmë të sëmurët që në fazat e para me ‘viruset’. Në mikroçip do të jetë portofoli juaj dixhital dhe mbi të gjitha, Gjurma e Karbonit nëpërmjet të cilës do na mbledhin taksën mujore të karbonit, dmth të sasisë së proteinave të konsumuara. Proteinat janë baza e ushqimit dhe shëndetit tonë, së bashku me yndyrnat e karbohidratet.
Të gjitha këto do të ndodhin nëse njerëzit nuk ngrihet ti kundërshtojnë. Nëse ka debila që do të shohin armikun tek unë që dua t’i zgjoj nga gjumi dhe jo tek ata që po shkaktojnë këtë genocid botëror, atëhere ‘Zot fali se sdinë se ç’bëjnë!’
Kjo katrahurë duhet ndalur me çdo kusht. Ndaj unë vendosa të rrezikoj për herë të dytë nga koha e luftës kundër axhendës së p(l)andemisë më 2020- ’22 kur shpalla tash kandidaturën time për President, që shqiptarët të dalin me sa më pak dëme në RRB.
Unë nuk pretendoj të jem kurë, edhe sikur të mundja, një President me çelsa kashte në dorë si këta Presidentët e fundit të RSh. Unë besoj që për President me kopetenca të ngjashme me ato të Makronit në Francë, Kabala do synojë ta ketë si kontrollor të madh e dinak E.Ramën dhe ky do të zgjidhej nga populli, sigurisht. Popujt e mençur shumë herë ja u kanë djegur kartat të huajve dhe levave të tyre të brendshme sikurse Rama. Shqipëria është e shqiptarëve, poshtërsitë janë të tradhëtarëve!

Alfred Çako

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat