Nisur nga kerkesat e shume banoreve, me komente dhe sms per investime ne rruge rurale kryesisht, e ndjej detyrim t’ju ve ne dijeni se:
1- Po behen projektet pothuajse per te gjitha rruget rurale! Bashkia, me qeverine dhe donatore, ka nje plan te gjere per sherimin njehere e mire te kesaj plage te lene me vite ne harrese! Keto projekte do miratohen ne projektbuxhetin e vitit 2026, dhe do filloje zbatimi!
2- Bashkia po investon aktualisht ne 33 rruge rurale!
3- Ne qytet, ne Tetor-Nentor, do filloje projekti i rehabilitimit te 52 rrugeve urbane, duke e transformuar qytetin ne nje tjeter histori!
Gjithashtu do fillojne investimet ne:
- Rrugen Milot-Balldre
- Bypass-in e Shengjinit
- Kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha ne qytet
- Qendren e ndarjes se mbetjeve ne burim
- Parkingun nentokesor ne qytet
- Pallatin e Sportit
- Pedonalen e qytetit
- Rikonstruksioni i 29 Kopshteve ne te gjithe njesite administrative
- Rikonstruksioni i Kopshteve ne qytet ne lagjet “Skenderbeg” dhe “Nene Tereza”
- Cerdhja e re e qytetit
- Rikualifikimin e zones Stacioni Trenit – Lagjja Nene Tereza, ne pedonale, kend lojrash dhe aktivitete kreative
- Rikonstruksionin e shkolles “Gjergj Fishta”
- Ndertimin e qendres multifunksionale per moshen e trete
- Rikualifikimin e lulishteve dhe hapesirave publike
- Muzeun Arkeologjik , etj.
Keshtu qe s’ka asnje arsye per shqetesim. 👌Investimet tona dhe puna nuk do ndalet asnje cast! Mbajini mend ca kam shkruar! 😉
Ne nuk fleme, nuk bejme thagma me fjale pa kuptim, por ecim para! ✅
Bashke do t’i japim dinjitet Lezhes qe aq shume e kane stermunduar! 💪🤝
Shkruan Pjerin Ndreu




