Një burgim për të mbuluar qindra krime!
( hyri pa lesh e doli bukurosh )
Ervin Salianji u burgos. Hyri pa lesh në kokë, doli nga burgu si bukurosh me lesh . Nuk dua të diskutoi sesi doli nga qelia dhe mbolli flokët, Tjeter kund dua të dal ..
Pyetja qe lindi nga kjo burgosje ,(pa gjykuar mbi vendimin e drejtësisë) ishte..
👉Kujt i prishi punë burgosja e Salianjit ..?.
Askujt. As politikës në pushtet, as asaj në opozitë. Madje të gjithë, në heshtje, ishin të kënaqur. Drejtësia bëri “detyrën”, publiku u kënaq me shfaqen banale “Babale” dhe kaq..
Por ama krerët e krimit politik dhe ekonomik vazhdojnë jetën luksoze si zakonisht, pa ju prekur nje fije floku, pamvarsisht se Babales i doli leshi kaçurrel në klinikat e shtrenjta, gjatë kohës që vuante dënimin..
Salianji nuk është simbol i drejtësisë, është një vegël që u përdor për të dhënë idenë se drejtësia po funksiononte. E ndërkohë, pasuria kombëtare grabitet, tenderat i ndajnë me % , zyrtarët kanë bërë e bëjnë miliona dhe ikin jashtë vendit pa u cenuar, dhe dosjet e mëdha flenë nëpër sirtarët e SPAK-ut, të ruajtura më mirë se sekreti shtetëror.
Kur drejtësia burgos një Salianj dhe harron dosjet e inceneratorëve, të rrugëve 100 milionëshe, të kullave që rriten mbi pronat publike, nuk heton për Butrintin, për naftën, për kromin etj , atëherë nuk kemi drejtësi. Kemi teatër që sjell vetëm një neveri më të madhe ndaj çdo institucioni që sot luan rolin e rojes së pushtetit, jo të ligjit.
Rifat Kullolli




