20.8 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionPolitika e servilëve!

Politika e servilëve!

Servilizmi politik ,liria e mendimit dhe realiteti aktual politik shqiptar !

1.Servilizmi sot në Shqipëri është bërë një mënyrë normale sjelljeje, të menduarit , të vepruarit,të jetuarit,të fituarit,të përfaqësuarit në çdo fushë apo aspekt të jetës përditshme.

2.Servilizmi ka arritur që të ndërhyjë në çdo qelizë dhe karakter të njeriut ,duke e transformuar njeriun , jo në një qenie njerëzore e lindur për të jetuar ,por një subjekt të tjetërsuar servilizmi ,jashtë vetvetes dhe normave morale ,shoqërore të ekzistencës së njeriut.

3.Nëse nuk sillesh si servil, nëse nuk flet si servil, nëse nuk mendon si servil, do të konsiderohesh i papërshtatshëm ,i paftë ,jokonkurues e i padobishëm , pavarësisht vlerave dhe kontributeve që mund të japësh në shoqëri ,punë apo politikë.

Po çka do të thotë të sillesh si servil dhe të mendosh si servile ?

4.Përgjigjja e parë dhe më e shpejt që njeriut i vjen në mendje është ajo që ka të bëjë me gatishmërinë për të hequr dorë nga integriteti moral dhe personal, psikosocial dhe shoqërëror që ka individi, në mënyrë që të jetë i ngjashëm me eprorin apo sipërmarrësin, me atë nga i cili mund të ketë përfitime në karrierë apo të mira materiale dhe përfitime të tjera personale.

5.Servili është në gjendje që të gjunjëzohet deri në tokë, është në gjendje të bëjë çfarë ti kërkohet, të flasë siç e kërkon titullari ,të kundërshtojë këdo që nuk flet si eprori,apo të sulmojë ato që nuk qesh dhe duartrokret kur flet titullari.

  1. Ky konstatim apo sjellje vlen, për individët që kanë probleme serioze me personalitetin e tyre, pra për individët që kanë patologji morale dhe psikosociale

7.. Këta individë, përbëjnë një nga kategoritë tipike të një klase të caktuar shoqërore dhe janë shumë të përshtatshëm ,për dëmtime e cënime morale dhe që shkatërrojnë lirinë si element thelbësor i demokracisë.

8.Një liri e dhunuar, në të vërtetë, nënkupton edhe një ambient të dhunuar ,morali i të cilit bëhet shumë i përshtatshëm për ta ngritur servilizmin në një sistem, në një model dhe në një mendësi që do të përcaktojë edhe moralitetin shoqëror, e rrjedhimisht edhe lirinë shoqërore.

9.Një parti politike mund të fitojë pushtetin edhe nëse realisht nuk i ka fituar ato me votë zgjedhore, por në bazë të gatishmërisë për t’u servilosur ndaj grupeve të caktuara të interesit, qofshin këto edhe agjentura të ndryshme me rrezik kombetar.

10.Mund të jesh i zhytur deri në majë të kokës në krim, në korrupsion dhe jo vetëm që nuk ndiqesh penalisht, por përkundrazi mund të gjesh strehë dhe mbrojtje në politikë, vetëm nëse vihesh në shërbim të grupeve të ndryshme dhe nëse pranon të jesh servil ndaj tyre dhe ndaj grupeve të tjera të interesit.

11.Në krye të mediave, apo thënë më mirë në shumicën prej tyre, janë vendosur njerëz që punojnë për shërbime të ndryshme sekrete dhe për grupe të ndryshme të interesit të dyshimtë, vetëm e vetëm për të pamundësuar funksionimin normal të tyre, për të pamundësuar lirinë e shprehjes dhe për t’i shndërruar ato në zëdhënëse të interesave të dyshimta.

Servilizmi vret lirinë dhe dëmton demokracinë!

Paulin Marku

Previous article
Next article
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat