20.8 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionVëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800...

Vëllai i Erjon Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste.

Dosja penale në ngarkim të Erjon Veliajt Ajola Xoxës dhe bashkëpunëtorët e tyre ka zbuluar mënyrën e lëvizjeve të parave publike që kryebashkikau I fitonte nëpërmjet biznesmenëve qe këta të fundit përfitonin tendera.

Jo vetem Cifti Veliaj Xoxa por edhe familjarë të tyre duket se kanë qenë përfitues të abuzimeve të kryebashkiakut.
Në dosje evidentohet nje fakt ku Arbër Veliaj I cili është vëllai I Erjon Veliajt kishte porositur një objekt në godinën “Bookbuilding” pranë Sahatit te Tiranës, të ndërtuar nga kompania TDT & Partners.
Kontrata për ketë objekt është lidhur para një viti, por Arbëri nuk ka kryer ende asnjë pagesë thotë Gledi Abdi pronar i fimrës.

Spak ka këqyrur të gjitha kontrat e porosisë në lidhje me objeketet e ndërtura nga shoqëria Invest Society Shpk, e më konkretisht objekti “Rainbow” me Leje Zhvillimore “Godine Polifunksionale Europiane Blloku” dhe objekti “Godine Polifunksionale West Residence”.
Nga këqyrja e materialit te administruar, rezulton se në lidhje me objektin “Rainbow”, Arber Veliaj nëpërmjet kompanive të tij ka porositur njësi dhe garazhe.
Për ndërtimin e këtij objekti leja është dhënë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
Sipas letrave nga shoqëria Gogël Shpk eshtë porositur Njësia/Zyra me sipërfaqe ndërtimore 451.9 m2, kati i 3-të i objektit .

Sipërfaqja neto e objektit të porositur eshtë 379.75 m2, ndërsa siperfaqja e perbashkët eshte 72.15 m2.
Cmimi i blerjes është percaktuar 1,800 euro/m2, në shumën totale prej 813,420 euro, e cila duhet te paguhet me tre keste.
-Kesti i parë në shumën 300,000 euro, do të paguhet menjäherë me lidhjen e kesaj kontrate
– Kësti i dytë në shumën 300,000 euro, do tẽ paguhet brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kesaj kontrate
– Kesti i tretë nẽ shumën 213,420 euro, do të paguhet brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i kesaj kontrate

Ne vijim, eshte lidhur Kontrata e sipërmarrjes per prenotim Garazh/Bodrum, ndërmjet shogerive Invest Society Shpk dhe TDT&Partners me palën porositëse shogërinë Gogël Shpk pefaqësuar nga adm Arbër Veliaj .
Cmimi i blerjes eshte percaktuar 20,000 euro, i cili duhet tê likujdohet brenda dy muajsh ne llogarinë bankare të shoqërise Invest Society.

Me datë 03.10.2023, shoqëria Gogel Shpk perfagësuar nga Arbër Veliaj i ka shitur të drejtat reale shoqërise Gogel Holdings Shpk perfaqësuar nga Ana Xhoxhaj, bashkëshortja e Arbër Veliaj

Burimi : Denoncime Publike

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat