Shqipëria e masturbimit politik: Rama kërkon të sakrifikojë hije, por jo autorë
Në një vend ku pushteti nuk është më përgjegjësi, por privilegj seksual, Shqipëria po përjeton një formë të re degradimi: masturbimin institucional. Edi Rama, në vend që të ndëshkojë të korruptuarit e vërtetë, kërkon që të sakrifikohen disa “drejtorë të mesëm”, ndonjë nënkryetar pa zë, ndonjë administrator lokal që s’e njeh as lagjja ku punon — thua se problemi i vendit qenka vetëm në rreshtin e tretë të pushtetit, jo në krye të piramidës.
Pas zhurmës së fundit, ku disa bashki dolën zbuluar si strofka nepotizmi, paaftësie dhe abuzimi, Rama del sërish me atë tonin e vet të allasojtë: “Do ketë largime”, thotë, “do ketë reformim”. Por jo, këto largime nuk prekin kryetarët e bashkive — ata janë si figurat prej porcelani në raftin e kryeministrit, të paprekshëm, të shenjtë, të mbrojtur.
Në fakt, kjo është formula më e vjetër e manipulimit: kur digjet shtëpia, Rama kërkon të ndërrojë perde. I ngarkon fajin administratorëve lokalë për dështimet që burojnë drejtpërdrejt nga kryebashkiakët, të cilët ai vetë i ka zgjedhur, i ka mbrojtur, dhe i ka promovuar.
Kjo nuk është reformë. Kjo është masturbim i pastër i sistemit. Një lojë e ndyrë me syzet e pushtetit, ku liderët lokalë nuk merren me njerëzit, por me veten. Fërkojnë pushtetin si organ seksual. Kërkojnë kënaqësi nga tenderat, orgazëm nga klientelizmi dhe ekstazë nga servilizmi.
Dhe më pas, kur populli ngre zërin, kur zbulohen krizat, kur digjen kontratat, kur zbulohet injoranca – atëherë fajin e merr ndonjë drejtor teknike, një ish-punonjës i ndonjë drejtorie urbanistike që as nuk ka pasur ndikim në vendim-marrje.
Kjo është pornografia e re e politikës shqiptare. Nuk ka më erotikë pushteti – ka vetëm vetëkënaqësi. Çdo bashki është bërë një skenë pornografike ku qytetarët shikojnë pa mundur të ndërhyjnë: një show që fillon në mëngjes me demagogji, vazhdon me propagandë në darkë dhe përfundon me fërkime klitorisi mbi karrigen e pushtetit.
Në vend që të kërkojë dorëheqje morale nga kryebashkiakët, Rama sillet si tutor që mbulon vajzat e veta të pushtetit. Ai nuk do t’i prishë raportet e tij të vjetra me ta. Nuk do të rrezikojë kontrollin elektoral mbi territorin. Nuk do të lejojë që struktura e partisë të lëkundet nga brenda. Prandaj ndëshkon veglat e vogla të mekanizmit dhe i mbron drejtuesit e mëdhenj.
Kjo strategji është e njohur: godit më të dobëtin për të mbrojtur të fortin. Rrotullo makinerinë e përgjegjësisë duke zhvendosur vëmendjen. Krijo iluzion reformimi, kur në të vërtetë po thellon gjendjen e kalbëzimit institucional.
E gjithë kjo ndodh ndërkohë që Shqipëria përballet me ikje masive të të rinjve, me fshatra bosh, me shëndetësi të dështuar, me arsim të nëpërkëmbur, me ndërtim pa plan, me kulturë të shembur dhe me territor të grabitur. Kudo ku shkon, gjen një drejtues të paaftë, një militant me diplomë false, një administrator që nuk njeh as vendimin e vet të parë.
Dhe ndërkohë që qytetarët kërkojnë përgjegjësi, Edi Rama u jep një tjetër masturbim politik: largime kozmetike, lëvizje periferike, rotacion fallco.
Jo, Shqipëria nuk ka nevojë për masturbatorë të rinj. Ka nevojë për njerëz që nuk tremben nga përgjegjësia. Ka nevojë për ndëshkime reale. Ka nevojë për drejtësi, jo për show.
Sepse në fund, kur pushteti vetëkënaqet, populli dhunohet.




