HomeBotëA është e sigurt raketa simbol e Putinit!?Putini ka kërcënuar Perëndimin me...

A është e sigurt raketa simbol e Putinit!?Putini ka kërcënuar Perëndimin me raketa të reja me mbushje bërthamore. Por ja disa fakte që nuk i tha?

Rusia testoi raketën me energji bërthamore, Burevestnik, më 21 tetor 2025. Testi i raketës të cilën Kremlini e ka paraqitur si një përparim të madh teknologjik, ka kaluar, sipas Putinit, shumë mirë.

Kjo raketë ka qenë në ajër, siç thotë ai, rreth 15 orë. Putin tha se me këtë raketë që mund të ketë mbushje bërthamore apo dhe konvencionale, mund të godasë objektiva në largësi deri në 14,000 km.

Raketa mund të mbajë koka luftarake konvencionale ose bërthamore.

Ajo është përcaktuar nga NATO si SSC-X-9 Skyfall.

Por disa ekspertë shpjegojnë se: Nga 14 testet e njohura me këtë raketë, vetëm tre ishin të suksesshme, ndërsa 11 dështuan!

Raketa fluturon më ngadalë se shpejtësia e zërit, që do të thotë se ajo është e dallueshme dhe potencialisht mund të rrëzohet.

Edhe pse mund të manovrojë dhe të anashkalojë sistemet mbrojtëse, ajo nuk është e pamposhtur, thonë ekspertët.

Në vitin 2019 gjatë një testimi, raketa është rrëzuar në deti dhe ka vrarë pesë punonjës të Rosatom. Ka shkaktuar edhe rrezatim lokal.

Pavarësisht pretendimeve për sukses, Burevestnik mbetet pra një projekt i diskutueshëm dhe sipas ekspertëve jo aq i sigurt, sa thotë Putin.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat