DERI KUR KËSHTU
Shahen njerëzit — egër, pa mëshirë
me fjalë që djegin e zemra s’ka ndjesi
Pastaj harrojnë — si mos me kenë kurrgja
bëjnë të mirin
bëjnë të mirën
flasin sikur s’ka ndodhë asgja.
Puthin faqet që i shanë dje
urojnë fatin që e mallkuen një ditë më parë
E kjo botë ecën
hipokrite, pa ndalë
me xhelozi, inate, interesa
si me kenë këto norma t’moralit.
A s’asht turp kjo?
A s’asht humbje e dinjitetit
kur njeriu shkel veten
vetëm për me u dukë mirë para të tjerëve?
Deri kur kështu?
Deri kur me rrejt veten me buzëqeshje fallco?
Deri kur me e harru shpirtin për nji pëlqim a përfitim?
Bota s’kuptohet ma
e njeriu nuk sheh njeriun
veç një pasqyrë ku do me u pa vetë
i mirë, i drejtë, i pastër…
Por pasqyrat plasin
edhe kur janë të shtrenjta.
Vera Gjonaj




