Në të fundit…
ëndërr
në cep syri mbolla një lule
rraha dëshirën si shkëndijë
e dy stralleve që puthen.
Në frymë
ndërtova një fortesë
me mantel dorëzonjash,
në gushën e tij mbaj pranverën,
në buzën time luleshegën e çelur
si puthja hyjnore,
në sytë tanë
historinë e mijëra portave të ylberta.
Të tjerat i shpenzova
sikur ditën e fundit të jetës
me pa si çlirohet njeriu nga mjerimi
e naiviteti që fati sjell,
se përralla e strehon lumturinë
në shtëpinë prej kashte
e shpirti rebel
dinë me jetu,
shkapërdredhur
në fijen e barit të verdhë
që flakron si urë e vetme në sy…
Marisa Ashiku




