“U tha se Hashim Thaçin e kanë vrarë”, Klosi zbulon të pathëna nga lufta e UÇK-së:
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, komentoi debatin Rama-Kurti për protestën pro-UÇK-së ku u zhvillua të Premten në Tiranë dhe rrëfeu detaje të panjohura nga betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një lidhje me emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Klosi tregoi se gjatë luftës, në një nga tentativat e Hashim Thaçit për të kaluar në Shqipëri, SHIK-u kishte marrë informacion se komandanti kishte mbetur i vrarë […]