Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Sot në Tiranë është thirrur një proteste në mbrojtje të UÇK-së dhe disa udhëheqësve të saj të cilët prej 5 vitesh ndodhen në gjykim në Hagë nga Gjykata Speciale e Kosovës.
Se pse kjo thirret në Tiranë këtë vetëm Edi Rama e di!
Ata që kanë kujtesë e dinë fort mirë se ky Edi që sot lufton kundër SPECIALES e i digjet shpirti për Hashim Thaçin nuk la gur pa luajtur deri sa fluturoi me helikopter kryeministror drejt Prishtinës për t’i bindur ata që sot janë në burg ta miratonin Gjykatën Speciale sepse ajo ishte në interes të Kosovës!
Se kah i ka ardhë Edit kjo dashuri për Thaçin këtë vetëm Edi mund ta dijê se Hashimi nëse nuk është i shantazhuar nuk besoj se e di!
Edi Rama e kam thënë shumë herë në këtë faqe pas Enver Hoxhës është njeriu që më së shumti e ka dëmtuar Kosovën.
Edi Rama bindi Thaçin të miratojë një gjykatë që ishte e njëanshme dhe do gjykonte jo xhelatin (Serbinë) por viktimën (Kosovën).
Në atë kohë edhe bufi e dinte se nëse miratohej Thaçi do ishte i pari që do të plasej brenda e realisht ashtu ndodhi!
Edi Rama vazhdon sot e kësaj dite të punojë në dëm të Kosovës e pro Vuçiçit të Serbisë!
Thaçi i duhej në burg atëherë sepse duke dërguar në Hagë kupolën e UÇK-së atëherë i jepte poena politike vëllait të tij në Beograd e i tregonte botës se shkaku i konfliktit civil (siç e quante ai) në ish Jugosllavi ishin shqiptarët e jo serbët!
Thaçi i duhet Edit jashtë burgut sot sepse Vuçiçi nuk po gjen derman e nuk po mundën ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit!
Kaq naive po tregohet opozita e Kosovës në këtë lojë me UÇK të Edi Ramës sa plasja më vjen e nuk e di se çfarë duhet të bëjë tjetër Rama që këta të binden se ky për Kosovën nuk ndryshon fare nga Ivica Daçiçi e në mos është më i keq!
Kundër Albin Kurtit sot janë;
Nëse Rama është i sinqertë në mbrojtje të interesit të Kosovës duhet të:
A) të kërkojë dhe të punijë fort për njohjen e saj nga 5 vendet që nuk e kanë njohur.
B) të organizojë protesta e të kërkojë me forcë diplomatike e politike heqjen e sanksioneve idiote të “Dear Ursulave” të BE-se ndaj Kosovës!
C) të miratojë një rezolutë në parlamentin që e kontrollon me një lëvizje vetullash kundër gjenocidit serb në Kosovë.
D) të hapë një kanal televiziv të RTSH-se të dedikuar për krimet e Serbisë në Kosovë e Shqipëri.
E) të heqë doganat gjobvënëse për shtetasit e Kosovës në rrugët e Shqipërisë!
F) të hapet dosja e të hetohet vrasja e gazetarit Ali Uka ne vitin 1997 e po ashtu vrasja e Ahmet Krasniqit dhe e Ilir Konushevcit
G) të ndalojë gjuhën përçmuese ndaj pushuesve shqiptarë të Kosovës të cilët frekuentojnë bregdetin shqiptar!
J) të punojë fort kundêr Asociacionit në arenën nderkombëtare e t’i bindë ata se asocacioni është rrënim i shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.
Protesta e sotme në “mbrojtje” të UÇĶ-së është edhe një test tjetër për të kuptuar se kush janë soroistët më të zellshëm nga i gjithë spektri politik duke filluar nga presidentja (populiste) e Kosovës e duke mbaruar me kryetarin e Komunës së Prishtinës që duke mbushur autobuzët për turbofolkun e Edi Ramës beson se edhe do marrë vota nga kampi i PDK-se për një mandat tjetër në Prishtinë!
Për fund, kjo protestë luan me ndjenjat e shqiptareve për ushtrinë çlirimtare të Kosovës por nuk është në interes të saj.
Ajo ndihmon Edi Ramën dhe të adhuruarit e tij por jo interesin e shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.
Mos bini pre e këtij pisllëku!
POST SCRIPTUM: Kush del në protesten e sotme me dashje apo padashje nuk mbron UÇK-në por bëhet dekor i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit. Është kaq e thjeshtë.
Nga Milaim Nela
Written by: WindowRadio.de
Copyright WindowRadio.de